By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran
Ballina 2Rajon / Botë

Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran

Kosova Times
Last updated: 2022/10/02 at 9:02 PM
Kosova Times Published October 2, 2022
Share
SHARE

Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin Iranin që po valëvitej pranë misionit diplomatik të Teheranit.

Autoritetet nuk raportojnë për të lënduar në këtë protestë, e cila ishte një prej dhjetëra protestave të ngjashme që u mbajtën në mbarë botën, në solidaritet me protestat që po mbahen në Iran pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq teksa po mbahej nga Policia.

Mahsa Amini vdiq më 16 shtator pasi ishte arrestuar nga Policia e moralit, nën dyshimet se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Që nga vdekja e saj, në Iran janë organizuar protesta.

Në Bern, Policia tha se ka përdorur plumba gome pasi disa protestues, gjatë demonstratës së paautorizuar, tentuan të hynin në oborrin e Ambasadës së Iranit.

Dy persona që arritën të hynin në oborrin e Ambasadës janë arrestuar, njoftoi Policia.
Më 1 tetor, protesta janë mbajtur në 159 qytete në mbarë botën, tha një organizatë iraniane për të drejtat e njeriut.

Irani ka fajësuar forcat e jashtme për nxitjen e protestave, që janë protestat më të mëdha në këtë shtet në vitet e fundit.

Aktivistët dhe familjarët e Aminit thonë se ajo u vra pas goditjeve në kokë, teksa gjendej në ndalim policor. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve se Amini vdiq si pasojë e një sulmi në

Lajmi për vdekjen e saj rriti zemërimin në Iran, shtet që përballet me pakënaqësi sociale dhe kushte të rënda të jetesës, për shkak të krizës ekonomike. Situata ekonomike në Republikën Islamike është përkeqësuar qëkur Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksione ekonomike, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore që Teherani nënshkroi më 2015 me fuqitë botërore.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times October 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq ka thirrur një takim për sigurinë kombëtare

Kosova Times Kosova Times December 24, 2023
Ballkani Perëndimor ngec në integrimin e minoriteteve
Horoskopi ditor për datën 26 Prill
SKANDAL NË SERBI: Shefja e policisë sulmohet nga profesioni – “Flamuri i Serbisë duket si flamuri i Federatës Ruse…”
Finlanda do të mbyllë plotësisht kufirin me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?