By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Teleskopi evropian, gati ta eksplorojë “universin e errët”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Teleskopi evropian, gati ta eksplorojë “universin e errët”
Shkencë

Teleskopi evropian, gati ta eksplorojë “universin e errët”

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 1:43 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida e ShBA-së më 1 korrik në një kërkim për të gjetur përgjigjen në një nga pyetjet më të mëdha në shkencë: nga çfarë përbëhet Universi?

Misioni Euklid do ta bëjë një hartë të madhe tredimensionale të kozmosit në një përpjekje për të zbuluar disa nga vetitë e të ashtuquajturave materie dhe energji e errët.

Së bashku, këto dukuri besohet se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që gjendet në univers.

Megjithatë, studiuesit pranojnë se nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre. As materia e errët, as energjia e errët nuk mund të detektohen direkt.

Ky hendek i madh në njohuritë e njerëzimit do të thotë se ne nuk mund ta shpjegojmë me të vërtetë origjinën tonë, thotë profesoresha Isobel Hook.

Vështrimet e teleskopit Euklid paraqesin gjasat më të mira për të shkuar drejt të kuptuarit të kësaj origjine, beson astronomja në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar.

“Do të jetë si të nisesh në një anije para se njerëzit ta dinin se ku kishte tokë në anët e ndryshme [të planetit]. Ne do ta hartojmë universin në përpjekje për ta kuptuar se ku përshtatemi me të dhe si kemi arritur këtu”, tha ajo për BBC News.

Teleskopi Euklid, 1.4 miliardë eurosh, pritet të niset në orën 5:12 më 1 korrik. Ai do të dërgohet në një pozicion vëzhgimi rreth 1.5 milion kilometra larg nga Toka, në anën e kundërt të planetit me Diellin.

Edhe pse ky projekt është i drejtuar kryesisht nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), misioni ka të dhëna të rëndësishme shkencore dhe inxhinierike edhe nga agjencia hapësinore amerikane (NASA).

Eksperimentet e mëparshme kanë sugjeruar që energjia e errët përbën rreth 70 për qind të të gjithë energjisë në Univers; materia e errët rreth 25 për qind; ndërsa e gjithë materia e dukshme – si yjet, gazin, pluhurin, planetët dhe njerëzit – përbën rreth 5 për qind.

Për ta zbërthyer natyrën e energjisë dhe materies së errët, teleskopi Euklid do të kryejë një hulumtim gjashtëvjeçar.

Detyrë kryesore e tij do të jetë hartimi i shpërndarjes së materies së errët, materie kjo që nuk mund të detektohet drejtpërdrejt, por që astronomët e dinë se ndodhet atje për shkak të efekteve të gravitetit.

You Might Also Like

Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri

NASA zbulon prova të mundshme të jetës së lashtë në Mars

Takim me Hënën e Kuqe, një ngjarje astronomike e vitit 2025 LIVE

Pse alienët ndoshta ekzistojnë, por nuk do të na vizitojnë së shpejti

Zgjidhet misteri i shkëlqimit bruz në Oqeanin Jugor

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Trump thotë se nuk duhej të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve të fundit
Bateria që rimbushet dhe hahet
Abdixhiku: Mësimi tërëditor në Prishtinë, investim për të ardhmen e Kosovës
Policisë së Kosovës i shtohen edhe 419 policë të rinj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?