By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacolli i dërgon letër Kurtit: Politika juaj është e gabuar dhe çon në izolim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pacolli i dërgon letër Kurtit: Politika juaj është e gabuar dhe çon në izolim
Ballina 1Lajme

Pacolli i dërgon letër Kurtit: Politika juaj është e gabuar dhe çon në izolim

Kosova Times
Last updated: 2023/07/02 at 7:11 PM
Kosova Times Published July 2, 2023
Share
SHARE

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka dërguar letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pacolli në këtë letër e kritikoi Kurtin për qeverisjen, me të cilën, sipas tij, po e çon Kosovën drejt izolimit.

“Kosova u ndërtua me mund dhe sakrifica. Është projekti më i suksesshëm shtetformues i pasluftës, projekti që u realizua duke ndërthurur vullnetin kombëtar dhe mbështetjen ndërkombëtare nga aleatët dhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë. Në këtë kuptim, besoj se politika juaj është e gabuar dhe që çon në izolimin më të madh dhe mungesën më të theksuar të mbështetjes ndërkombëtare që nga fillimi i rezistencës paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova në fund të viteve ’80 dhe suprimimi e autonomisë së Kosovës dhe vendosja e sundimit të aparteidit në Beograd. Kjo lëvizje paqësore dhe ushtarake tani që kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i arriti sukseset e saj pikërisht sepse ishte në kohezion me SHBA-në dhe partnerët evropianë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kreu i AKR-së tha se Kurti u zgjodh me një rezultat historik për një parti politike në Kosovë, por, sipas tij, rrugëtimi juaj politik është ndërtuar mbi parimin e përjashtimit dhe jo të bashkëpunimit.

“Sot ka nevojë për kohezion dhe bashkëpunim mes të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë civile, për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe iluzioni i brendshëm irracional që po dëmton Kosovën. Por ju nuk e bëtë të mundur, ndërtuat barriera ndaj bashkëpunim dhe etiketuat kriminel dhe të korruptuar të gjithë ata pa asnjë fakt që dhanë kontribut në rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ju hodhët poshtë çdo thirrje dhe vullnet për të bashkëpunuar mbi këtë etiketim që ngjan me gjyqet popullore në rrugë që nuk kanë vend në demokracinë tonë”, ka shtuar ai.

Sipas Pacollit, trajtimi i Kurtit ndaj opozitës dhe kujtdo që nuk pajtohet me bindjet e tij politike është refuzuar dhe injoruar, shpesh është përqeshur dhe sulmuar.

“Nuk pres që ju të reflektoni dhe të merrni kahen e bashkëpunimit dhe të racionalitetit politik në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, por më vjen keq që kemi ardhur si një shtet i ri dhe një shoqëri në këtë gjendje ku polarizimi ka arritur në shkallën shqetësuese që është e dhimbshme që nuk mund të bëjmë më shumë bashkë si shtet për interesat jetike të Kosovës. Përgjegjësia për këtë drejtim të vendit është gjithmonë e mazhorancës dhe liderit të saj, në këtë rast ju kryeministër Kurti”.

Ai madje tha se Kurti refuzoi disa delegacione për njohjen e shtetësisë së Kosovës, të cilat i kishte aranzhuar vetë.

“Në një rast kam sjellë një delegacion nga një vend që kishte vendosur ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ata u takuan me ju dhe presidentin e Republikës, por diplomacia për të finalizuar njohjen e Kosovës mungoi dhe asnjë hap veprim nuk u ndërmor nga qeveria juaj për ta finalizuar atë. Një rast tjetër ishte kur dy shtete, pas vizitave të mia atje, njohën pasaportën e Kosovës si hapin e parë drejt njohjes së Kosovës dhe hapën rrugën për këtë. Ju i pranuat letrat e dy presidentëve të vendeve në fjalë, por për inatin tuaj politik i shpërfillët dhe nuk u ndërmor asnjë hap nga qeveria juaj për të zyrtarizuar njohjen dhe bashkëpunimin diplomatik”, tha ai.

Sipas Pacollit, Kosova është sjellë në një gjendje izolimi, polarizimi e frikësimi autoritar, për shkak të kokëfortësisë dhe mungesës së vizionit të tij politik dhe pragmatik.

Ai theksoi se është i gatshëm ta mbështesë qeverinë nëse ndjek agjenda në interes të vendit.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times July 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Skënderbeu, hijeshia e pavdekësisë në Sicili

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Kurti me deklaratë të çuditshme: Po më thoni Albin Baba se e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me ua rrit unë
Zemaj i kërkon Konjfucës që ta ndërpresë seancën: S’po i kontribuoni as Kosovës as pushtetit tuaj
Kurti takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, kërkoi shtim të sigurisë në kufi me Serbinë
Blogeri Tumso Abdurakhmanov, i cili kritikoi Kadyrov, u vra në Suedi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?