LVV nuk është e impresionuar nga veprimet e forcave opozitare. Madje ky subjekt qeverisës ka ironizuar rëndë ndaj opozitës. Përmes një video ky subjekt ka kritikuar forcat opozitare të cilat sipas tyre janë në gjendje të shesin interesat e shtetit. Sipas tyre opozita flet për izolimin e vendit por nuk i del zëri për zgjedhje të reja.
“Dy drejtuesit e ri të partive të vjetra kopjojnë njëri tjetrin me demek takime të rëndësishme por asgjë më shumë. Si përherë presin dhe godasin pas shpine por këtë radhë prape shtetin , Republikën, qytetarin e Kosovës. Kërkojnë që në pjesën veriore kryetarët ti lirojnë objektet dhe të mbahen zgjedhje të breja porsi si Serbia”, thekson LVV përmes një video të publikuar.
Ky subjekt qeverisë vlerëson se morë që janë në opozitë se po të ishin në qeveri do ta dorëzonin e gjunjëzonin sërish Kosovën.
“Partitë që nënshkruan “zajednicën” dhe dokumentet e tjera që i i japin hise Serbisë në Kosovë të pa penduar dëgjohen të merakosur se mos Serbia po fiton e ne po humbim. Flasin për fonde pa shpjeguar kurrë se ku mbeten milionat e premtuara nga marrëveshja e shtatorit 2020. Flasin për bllokim të fondeve ndërkombëtare ndërkohë që vet i mbajnë 150 milion të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në kuvendin e Kosovës. Flasin për çmime të larta e inflacion ndërkohë që mirëmbajnë çmimet e larta duke shpërblyer korporatat e mëdha në kurriz të qytetarëve me dërgimin e ligjit për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese”.
LVV ka kritikuar më tej opozitën që për 20 vjet e kanë mbajtur Kosovën r të izoluar duke e vjedhur.
“Thonë Albini po na izolon në kohën kur liberalizimi i vizave u përmbyll me qeverinë Kurti e cila luftoi hajninë dhe korrupsionin e lartë në vend. Por tashmë të gjithë i njohin këta. Dhe këta e njohin veten. Ne nismat e tyre që janë më afër Serbisë dhe larg popullit e Republikës këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla mund të vijnë në pushtet. Qytetarët nuk janë të izoluar e për hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit. Qytetarët nga 1 janari do të udhëtojnë lirshëm pa viza në tërë Evropën. Për veprimet qesharake por megjithatë edhe të dëmshme të kësaj opozite në këtë kohë, ne mund të pyesim se a i kanë: me koordinim a pa koordinim?”, pyet LVV duke ironizuar me opozitën.
Vetëvendosje ka publikuar edhe më herët disa video kundër disa zyrtarëve të pushteteve të kaluara.
Partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti, pas situatës aktuale të krijuar pas zhvillimeve në veri, e ku opozita thotë se Kurti po e prish Kosovën me aleatët. /Kosovatimes/