By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani njofton Ramën: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani njofton Ramën: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim në veri
Lajme

Osmani njofton Ramën: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/06 at 6:58 PM
Kosova Times Published July 6, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cili, siç thuhet në një komunikatë për media, kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Po ashtu sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për samitin e NATO-s, i cili pritet të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë dhe për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.

Presidentja Osmani thuhet se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

“Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”, thuhet në njoftimin për media, pasi pas takimit nuk pati konferencë për media.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, thuhet se është biseduar për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, “e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit”.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, sipas njoftimit, presidentja e ka falënderuar Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ka ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, “si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon”.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama thuhet se janë dakorduar që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times July 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiqit për Kurtin

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë
Nancy Pelosi do të garojë sërish në zgjedhjet e Kongresit
Aleanca e udhëhequr nga Rusia mban stërvitje ushtarake në Bjellorusi
Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?