By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile
Lajme

Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile

Kosova Times
Last updated: 2023/07/10 at 4:29 PM
Kosova Times Published July 10, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi i cili dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i pandehuri I.B, i nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës, dyshohet se ka kryer këtë vepër nga janari i vitit 1998 deri më 21 qershor 1999 në fshatin Zajm të Klinës. Prokuroria tha se ai iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe vazhdimisht kishte marrë pjesë në plaçkitjen e popullatës civile, “shtëpive të tyre duke u marrë sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve”.

“Gjithashtu, i njëjti kishte marrë pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç’rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marrë pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Prokuroria shtoi se ka siguruar prova materiale ndaj të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2008, për hetimin e këtyre krimeve përgjegjës ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Ndërkaq, nga viti 2018, EULEX-i ka dorëzuar dokumentet për krimet e luftës në institucionet gjyqësore të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona. Po ashtu, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

You Might Also Like

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Kosova Times July 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haliti kujton nxënësit e vrarë nga minat si dhe dëshmorët nga Gjylekarë

Kosova Times Kosova Times September 21, 2025
Denohen prindërit e djalit vrasës nga Serbia. Babai mori 14.5 vjet burg
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm francez kërkoi që të përgatitet ushtria për luftë
WP: BE-ja po përgatitet për një ndryshim në kursin e SHBA-së për Ukrainën nën Trump
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?