By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci për pagat: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci për pagat: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave
Ballina 1Lajme

Nagavci për pagat: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 7:45 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka thënë të martën se komunat nuk i kanë raportuar Ministrisë së Financave listat e punëtorëve për muajin shtator.

Sipas saj, komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar dhe janë punëdhënëse të këtyre institucioneve.

Ajo i ka bërë këto deklarata një ditë pasi kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikalistët e arsimit – që kanë qenë në grevë – nuk kanë marrë paga për muajin shtator.

Mirëpo, sipas tij, shërbyesve civilë, të cilët po ashtu kanë qenë pjesë e grevës, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti dhe është pezulluar më 1 tetor.

Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë – për shkak të rritjes së inflacionit – dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe ky dokument është në procedura të konsultimeve publike.

“Komuna e Drenasit e ka dërguar listën e pagave”

Ndaj deklaratës së ministres Nagavci, ka reaguar Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se komuna që e udhëheq ai, e ka dërguar listën e pagave për punëtorët e arsimit, sipas afatit ligjor.

Sipas tij, Ministria e Financave ka vepruar jashtëligjshëm me ndalimin e pagesave për mësimdhënës.

“Një dëshmi tjetër që është vepruar në kundërshtim me ligjin, është edhe fakti se edhe mësimdhënësve që janë në pushim të lehonisë, apo pushim mjekësor, u është ndaluar paga”, ka thënë mes tjerash ai.

“Fëmijët u dëmtuan më së shumti nga greva”

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se MAShTI i ka dorëzuar Ministrisë së Financave të dhënat që kanë pasur për inspektorët dhe zyrtarët tjerë të Ministrisë “me qëllim të realizimit të pagave për ta”.

Mes tjerash Nagavci ka thënë se kanë zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBAShK-ut që të mos marrin “hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim.

“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBAShK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”.

Sipas saj, ligji duhet të respektohet në tërësi.

Neni 18-të i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Nagavci ka thënë mes tjerash se më 4 tetor do të publikohet kalendari i rishkruar për 22 ditë të humbura të mësimit dhe se, ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBAShK, janë nxënësit.

“Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”.

Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u, ka thënë më 3 tetor për Radion Evropa e Lirë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor, “situata do të tensionohet”.

Prindërit: Duam normalitet

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka bërë thirrje për normalitet.

Përmes një postimi në Facebook, pjesëtarë të Këshillit kanë thënë se ndonëse nuk janë pajtuar asnjëherë me grevën, ata solidarizohen me mësimdhënësit “kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”.

“Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë”, është thënë mes tjerash në postim.

Edhe në kohën sa është mbajtur greva, prindërit kanë dalë nëpër protesta, duke kërkuar nisjen e procesit mësimor.

Si pasojë e grevës në arsim, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur një muaj pa mësim.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky zëvendësoi komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Konjufca: Pa kurrfarë dyshimi, Ivanoviç është kriminel
Serbët në Gjermani kanë frikë?! Kjo parti e madhe i kërcënoi me largim! Dveri dhe Zavetnici kanë qenë miq me të
Garda Kombëtare Ruse punëson ish të burgosur nga PMC Wagner
Superliga e hendbollit rikthehet me disa sfida interesante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?