Policia e Kosovës në raportin e saj thotë se një grua është larguar nga shtëpia e saj në Viti dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, dhe se rasti është duke u hetuar nga policia.
“Viti, me datën 11.07.2023 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.