By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Putin nuk mund ta mbizotërojë Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Putin nuk mund ta mbizotërojë Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Putin nuk mund ta mbizotërojë Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/07/12 at 11:15 PM
Kosova Times Published July 12, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, “beson gabimisht” se mund ta mbizotërojë Ukrainën.

“Një shtet nuk mund të lejohet ta kapë territorin e fqinjit të tij me forcë”, tha Biden, duke shtuar se Rusia mund t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë që nesër.

Presidenti amerikan mbajti një fjalim pas samitit të NATO-s, në oborrin e Universitetit të Vilniusit. Duke folur para një turme të madhe njerëzish, ai tha se populli i Ukrainës “mbetet i pathyeshëm”.

“Kur Putini dhe epshi i tij për territor dhe pushtet nisën luftën në Ukrainë, ai po llogariste në përçarjen e NATO-s. Ai e kishte gabim. Të përballur me një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë, ne bëmë atë që bëjmë gjithmonë – ShBA-ja u ngrit dhe e gjithë bota u ngrit. Ne ishim gati sepse ishim së bashku”, tha Biden.

“Ne nuk do të lëkundemi në mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi ai.

Në margjina të samitit të NATO-s, Biden u takua veç e veç me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit e 31 vendeve anëtare të NATO-s thanë se do ta ftojnë Ukrainën të anëtarësohet në këtë organizatë “kur të bien dakord” dhe “kur të plotësohen kushtet”.

Pritjet e Ukrainës ishin që të merrte një konfirmim nga aleanca se do të bëhet anëtare, pasi të përfundojë lufta.

Duke folur në një konferencë për media në Vilnius, Zelensky tha se Ukraina nuk do të shkëmbejë kurrë asnjë nga territoret e saj me Rusinë, “edhe nëse bëhet fjalë për një fshat me një popullsi prej një banori të moshuar”.

Ai tha se është i sigurt se aleatët e Ukrainës nuk do ta tradhtojnë me një kusht të tillë, për t’iu bashkuar NATO-s.

Ai shtoi se samiti i NATO-s e ka sjellë fitoren e Ukrainës më afër.

Zelensky tha se i mirëpret premtimet për më shumë sisteme armësh nga partnerët e Kievit.

“Fuqia e armës gjithmonë e sjell fitoren më afër në fushëbetejë”, tha Zelensky.

Grupi i vendeve më të industrializuara, i njohur si G7, lëshoi një deklaratë të përbashkët në Vilnius, me të cilën u zotua se do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën.

G7 konfirmoi se secili prej vendeve të këtij grupi do të punojë me Kievin për marrëveshje specifike të sigurisë.

Qëllimi, sipas G7-ës, është të sigurohen pajisje moderne për vendin në luftë, në të gjitha fushat: tokësore, ajrore dhe detare, por duke i dhënë përparësi mbrojtjes ajrore dhe artilerisë.

Presidenti ukrainas i falënderoi udhëheqësit e G7-ës dhe anëtarët e NATO-s për “garancitë e sigurisë për Ukrainën”.

Zelensky përmendi marrëveshjet “dypalëshe dhe shumëpalëshe”, duke lënë të kuptohet se shtetet kanë marrë edhe angazhime individuale të sigurisë ndaj Kievit.

Paketa e sigurisë e G7-ës përfshin edhe trajnime dhe bashkëpunim në mbrojtjen kibernetike.

You Might Also Like

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Kosova Times July 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda nderkombetare

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Të paktën 11 persona humbën jetën në Ugandë, një rezervuar karburanti shpërtheu pranë autostradës
20 milionë euro, nga shtatori për agroturizëm e zhvillim rural
Shpërthimi në Rrjedhën Veriore “shkatërroi 50 metra të gazsjellësit”
Është publikuar një parashikim i madh për borë nga dhjetori deri në fund të marsit,pa reshje debore ne Kosove!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?