By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Dhuna, mjet i papranueshëm për të shprehur pakënaqësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Dhuna, mjet i papranueshëm për të shprehur pakënaqësi
Lajme

Hovenier: Dhuna, mjet i papranueshëm për të shprehur pakënaqësi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 3:32 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Sipas tij, në çdo demokraci ka dallime të forta, por “dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit” e jo dhunës.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë: dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur fjalim para deputetëve kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u afrua dhe hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Lushtaku tha se aksioni i tij ishte politik, teksa paralajmëroi padi ndaj Bislimit, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të ShBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

You Might Also Like

Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së

Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`

Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës

Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike

Kurti mirëpriti kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani ndan video nga pritja në West Point

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Vëllai më i madh i Madonës vdes në moshën 66-vjeçare
Përfundon seanca ndaj Ilir Metës në Apelin e GJKKO, gjykata lë në qeli ish-Presidentin e Republikës
Bota i frikësohet përsëri armëve bërthamore: Cilat vende kanë më shumë koka bërthamore në vitin 2025
Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 30 gradë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?