By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër përjashtimit nga paga minimale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër përjashtimit nga paga minimale
Ballina 1Lajme

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër përjashtimit nga paga minimale

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 11:37 AM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Sot duke filluar nga ora 18:00 do të protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë. Protesta vjen si kundërshtim i vendimit të miratimit të Projektligjit për pagën minimale, ku ata nuk janë përfshirë.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën. Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Kryesia i mori disa vendime; së pari për të kundërshtuar këto gjëra që i ka bërë qeveria, jo vetëm ndaj neve, por që po mundohet që të shkelë të gjithë. Ne do të organizohemi, mobilizohemi që ta kundërshtojmë. Kryesia mori vendim që meqenëse është thirrur kjo protestë për të shtunën në orën 18:00, siç ne jemi të informuar, nga shoqëria civile, si organizata të dala nga lufta do ta mbështesim atë dhe kërkojmë që të marrin pjesë njerëzit sa më masovikisht, derisa ne të bëhemi gati sepse jemi duke përgatitur edhe ne protestat tona”, tha ai.

Ai theksoi se nga viti i kaluar kanë bërë të ditur qëndrimet e organizatës që do të pengojnë punën e institucioneve, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Do të marrim veprime nëse Qeveria apo institucionet e vendit, Kuvendi e miraton ligjin për pagën minimale duke përjashtuar veteranët. Fjalën e kemi pasur që nëse futet në lexim të dytë, ne do të qëndrojmë apo protestojmë para Kuvendit të Kosovës… Ne nuk e kemi menduar që këta me seanca të jashtëzakonshme do ta shfrytëzojnë rastin kur të largohet opozita dhe i kanë 61 numra”, tha Klinaku.

Madje Klinaku tha se miratimi i këtij projektligji është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Ndryshe, në njoftimin e publikuar nga Këshilli organizativ i protestës, thuhet se protesta mes tjerash organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiqin kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet në thirrjen për protestë.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia arreston të arratisurin nga burgu vitin e kaluar

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Presidentja Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit në New York: Potencial për bashkëpunim të shtuar
Kurti: Enver Zymberi simbol i përjetshëm i sovranitetit të Kosovës
Gazetarët italianë që zëmëruan Moskën me raportimin nga rajoni Kursk do të kthehen në atdhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?