By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër
July 16, 2025
‘Misionari’-spiuni amerikan merr pasaportë ruse, e quan SHBA-në ‘të keqe’ në televizionin e Moskës
July 16, 2025
Kryebashkiaku opozitar i Stambollit dënohet me burg
July 16, 2025
Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë
July 16, 2025
Izraeli sulmon Shtabin e Përgjithshëm të Sirisë mes përshkallëzimit të tensioneve në vendin jugor
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundojnë takimet në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfundojnë takimet në Bruksel
Ballina 1Lajme

Përfundojnë takimet në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 3:53 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Në Bruksel kanë përfunduar takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian kishin thënë se synim ishte që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes vete, një takim trilateral nuk ka ndodhur.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit.

Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.

Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës.

As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Ndërkohë, në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai, po ashtu, është paraljmëruar se do të zhvillojë takim me Lajçakun.

Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçaku do t’i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve.

I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi – e arritur gojarisht në muajin shkurt në Bruksel – si dhe të aneksit për zbatim, i dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim që Lajçak dhe Bislimi kanë zhvilluar javën e kaluar në Bratisllavë.

Prishtina zyrtare thotë se i ka ndërmarrë hapat për të cilat është rënë dakord, ndërsa Beogradi zyrtar nuk e ka thënë qartë nëse ky pajtim për shtensionim është i pranueshëm për të.

Hapat drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës

Marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës për zbatimin e deklaratës së 3 qershorit 2023 të 27 vendeve të BE-së

10 korrik 2023

HapiVeprimiKoha
1Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.Java e parë
2Policia e Kosovës kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.Nga java e parë, në vazhdimësi
3Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat nveriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.Nga java e parë, zbatimi sa më parë të jetë e mundur
4BE-ja do t’i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.Java e dytë
Burimi: Qeveria e Kosovës

Deri më tash ka ndodhur shpesh që në takimet e dialogut të ketë vetëm takime dypalëshe mes përfaqësuesve të BE-së dhe delegacionit të Kosovës, përkatësisht Serbisë.

Kështu ka ndodhur edhe në qershor kur në Bruksel ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata patën takime të ndara me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, por jo edhe mes vete.

Ka qenë presidenti i Serbisë, Vuçiq, ai që ka refuzuar të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Kurti. Ka pasur raste kur edhe kryenegociatorët kanë refuzuar të ulen në takime të përbashkëta.

Në situata të tilla, lehtësuesit nga ana e BE-së diskutojnë herë me njërën, e pastaj me tjetrën palë, në përpjekje për t’i afruar qëndrimet.

Tensionet në veri të Kosovës e kanë kthyer procesin e dialogut në fazë të menaxhimit të krizave dhe kanë larguar fokusin nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Dhjetëra të plagosur janë raportuar nga të dyja anët.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë përgjegjëse Kosovën për tensionet e krijuara, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të martën se nuk sheh gatishmëri të Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse ajo, sipas tij, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet.

You Might Also Like

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

I biri i Jakup Krasniqit: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

`Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët

Pacientët u ankuan për mungesë ilaçesh, SHSKUK: Furnizimi është rreth 80%

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në mbështetje të kompanive që menaxhohen nga gratë

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Trump akuzohet se kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara
Prokurori i ICC-së Khan përballet me presion për të dhënë dorëheqjen për akuzat për abuzim
Specialja dënon Shalën me 3 vite burgim, Januzin e Bahtijarin me nga 2 vite
Kurti nesër pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?