Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Lajçak paraqet detajet e takimeve duke theksuar se ai është angazhuar në një bisde të gjatë dhe konstruktive për situatën në veri të Kosovës.

“Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut” , ka shkruar Lajçak.

Ai tregon më tek se kur është kthyer në Bruksel është takuar edhe me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviçin.

“I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka theksuar Lajçak.

Ndërkohë ai ka sqaruar se është takuar dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Lajçak.