By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i OKB-së i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i OKB-së i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën
Rajon / Botë

Shefi i OKB-së i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 5:07 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të hënën i kërkoi Rusisë të rinovojë marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në mënyrë që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Ai tha se në të kundërtën, njerëzit e uritur në botë do të vuajnë pasojat më të rënda.

Shefi i OKB-së bëri këtë thirrje gjatë një fjalimi në Romë, në hapjen e një samiti tre-ditor për sistemet ushqimore.

Me largimin e Rusisë nga marrëveshja e grurit me Ukrainën, “më të cenuarit do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha Guterres.

Ai u ankua se tashmë ka efekte negative në çmimet globale të grurit dhe misrit, megjithëse nuk përmendi shifra.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë “thelbësore për sigurinë globale të ushqimit”, tha udhëheqësi i OKB-së.

Ai vuri në dukje se në këto dy shtete është llogaritur historikisht 30% e eksporteve globale të grurit dhe elbit, një të pestën e gjithë misrit dhe më shumë se gjysmën e të gjithë vajit të lulediellit.

“Nga ana ime, unë mbetem i përkushtuar për të lehtësuar aksesin e papenguar në tregjet globale për produktet ushqimore dhe plehrat si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia dhe për të ofruar sigurinë ushqimore që çdo person meriton,” tha udhëheqësi i OKB-së.

“I bëj thirrje Rusisë që të kthehet në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi, në përputhje me propozimin tim të fundit”, tha Guterres, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë i bashkuar për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen në fillim të këtij muaji, ka bërë që anijet të mos mund të kalojnë nga portet e Ukrainës.

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia si një mënyrë për të dërguar grurin në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kur u arrit marrëveshja e grurit, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së rifitoi një furnizues kryesor, duke lejuar 725,000 tonë ndihma ushqimore humanitare të largoheshin nga Ukraina dhe të arrinin në vendet në prag të urisë, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Jemenin.

You Might Also Like

Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran

Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit

Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute

Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara

Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina rrëzon një dron të sajin në Kiev (Video)

Kosova Times Kosova Times May 5, 2023
“Vuçiq kërcënoi Ukrainën”: Si e komentojnë mediat rajonale fjalimin e mbrëmshëm të Presidentit të Serbisë?
Siria rikthehet në Ligën Arabe
Në vendkalimin Dheu i Bardhe tri orë për të hyrë në Kosovë
Mungesë e ciceronëve të licencuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?