By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Duke pritur banesat nga Qeveria…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Duke pritur banesat nga Qeveria…
Ballina 1Lajme

Duke pritur banesat nga Qeveria…

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 3:22 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Alberti dhe bashkëshortja e tij, Arta, kanë shpresë se një ditë do të mund të sigurojnë një vendbanim të vetin në mesin e banesave që ka premtuar Qeveria e Kosovës për çiftet e reja.

Çifti, tash e një vit, jeton në një banesë me qira në Prishtinë.

“Nëse do të na mundësohej blerja e banesës sipas planit të Qeverisë, për ne do të ishte një zgjidhje jetësore”, thotë Alberti për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila është zgjedhur në mars të vitit 2021, ka premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore.

Sipas programit të saj, familjet përfituese do të bëheshin pronare të banesave me këste mujore prej vetëm 120, respektivisht 150 eurosh në muaj, për një periudhë kohore prej 150 muajsh.

Përparësi do të kishin çiftet e reja, të cilat kanë mundësi të limituara financiare për të blerë banesa me çmime të tregut.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vjet prej se ky premtim është bërë formal, ndërtimi i këtyre banesave nuk ka filluar.

Në Qeverinë e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë hartuar tashmë draftin e ri të projektligjit, sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit për programin e banimit social adekuat për Kosovën.

Thonë, po ashtu, se gjatë muajit gusht synojnë “ta kompletojnë koncept-dokumentin, për të vazhduar më tutje me finalizimin e draft-ligjit”.

Por, nuk japin asnjë detaj se kur mund të nisë dhe përfundojë ndërtimi i banesave.

Në shkurt të këtij viti, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare kanë nënshkruar një marrëveshje për studim të fizibilitetit për banim dhe kosto të përballueshme. Kostoja e ndërtimit për këtë projekt është thënë se sillet në rreth 200 milionë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë asokohe se projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti.

“Si Qeveri do ta bëjmë të pamundurën që projekti i planifikuar për ndërtimin e 4.000 njësive banesore, të realizohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Kurti.

Ndërtimi i banesave do të bëhej në komunat më të mëdha: Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan.

Larg zbatimit të premtimit

Brahim Selimaj, pronar i një kompanie ndërtimesh në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i 4.000 njësive banesore nuk mund të realizohet brenda mandatit të mbetur të Qeverisë.

“Në kushtet e Kosovës, kur duhet të pritet një apo dy vjet për një leje ndërtimi, është e pamundur të realizohet [ky premtim] në mandatin e parë [të Qeverisë]. Ndërtimi i 4.000 njësive banesore mund të zgjasë minimumi dy vjet. Ndërtimi mund të zgjasë edhe pesë vjet”, thotë Selimaj.

Për më tepër, shton ai, kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje krahasuar me tre vjet më parë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit ka pësuar rritje për 3.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Çmimet në treg të patundshmërive

Rritje të çmimeve kanë pësuar pothuajse të gjitha produktet e konsumit.

Vitin e kaluar, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Alberti, i cili punon në hoteleri në sektorin privat dhe paguhet rreth 500 euro në muaj, thotë se paguan 250 euro qira dhe se e ka të pamundur që me çmimet aktuale në treg, të blejë banesë.

“Me këto çmime të banesave sa sillen në treg, 1.000 euro metri katror, edhe 100 vjet nëse punoj në këtë punë, nuk arrij ta blej. Për një kredi, kësti mujor është 500 euro”, thotë ai.

Për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro deri në mbi 2.500 euro për metër katror.

Çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren – rreth 85 kilometra larg kryeqytetit – ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.

Përfaqësues të agjencive të patundshmërive kanë thënë më herët për REL-in se nuk presin që çmimet e banesave të reja të shënojnë rënie gjatë këtij viti, marrë parasysh faktin se ato janë ndërtuar me material më të shtrenjtë.

Me planin e Qeverisë për 4.000 banesat e reja, çmimi i një banese prej 60 metrash katrorë do të sillej nga 18.000 euro deri në 22.500 euro.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani kujton Masakrën e Belegut: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre

Kosova Times Kosova Times March 29, 2025
Presidenti Ademi pas fitores ndaj Armenisë: Nisme e mbarë
Osmani: Fuqizimi i komuniteteve është një përgjegjësi institucionale
FMN: Ekonomia e Rusisë po përballet me vite të stagnimit, do të humbasë pothuajse 11 trilion rubla
Në Izrael është shpallur gjendje lufte. Tel Aviv bombardohet, anëtarë të Hamasit në qytetet izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?