By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA për investimet e huaja në Kosovë: Ndërhyrje politike, korrupsion e probleme me rrymë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ShBA për investimet e huaja në Kosovë: Ndërhyrje politike, korrupsion e probleme me rrymë
Ballina 1Financa

ShBA për investimet e huaja në Kosovë: Ndërhyrje politike, korrupsion e probleme me rrymë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 8:09 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende probleme me korrupsionin, i cili është një pengesë për investimet e huaja direkte, sipas raportit për Klimën e Investimeve të publikuar nga Departamenti i Shtetit më 27 korrik.

Investimet e huaja direkte në Kosovë janë të kufizuara, dhe shtytësi kryesor ekonomik në vend janë remitencat nga diaspora.

Sipas këtij raporti, potenciali i Kosovës për të tërhequr investime është i kufizuar për shkak të një numri çështjesh strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global.

“Potenciali i Kosovës për të tërhequr më shumë IHD është i kufizuar nga çështje të shumta strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, thotë raporti i DASh-it i titulluar “Klima e Investimeve”.

Më tej thuhet se aftësia e vendit për të mbajtur rritjen mbështetet ndjeshëm në mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe remitancat.

Po ashtu, thuhet se “mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”.

DASh-i thotë se Investimet e Huaja Direkte (IHD) mbeten të kufizuara në Kosovë ndërsa theksohet se remitancat nga diaspora (që përfaqësojnë 16 për qind të PBB-së në 2021) vazhdojnë të jenë shtytësi kryesor ekonomik i vendit, “duke nënvizuar nevojën që Kosova të diversifikojë burimet e rritjes ekonomike”.

Megjithatë, raporti thotë se në vitin 2022, IHD-të në Kosovë arritën në 836 milionë dollarë, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me shumën prej 466 milionë dollarësh në vitin 2021.

Po ashtu, thuhet se pavarësisht sfidave, “Kosova ka tërhequr investitorë të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe ekskluzivitete amerikane. Disa investitorë tërhiqen nga popullsia e re e Kosovës, kostoja e ulët e punës, afërsia me tregun e BE-së dhe burimet natyrore”.

DASh-i vlerëson ligjet dhe rregulloret e Kosovës, të cilat thotë se janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse thekson se “zbatimi mbetet i dobët”.

Aty përmendet edhe themelimi i Gjykatës Ekonomike, e cila u realizua me ndihmën e USAID-it. Kjo gjykatë, sipas këtij raporti të DASh-it, synon të trajtojë kontestet e biznesit në mënyrë të drejtë, efikase dhe të parashikueshme dhe pritet të përmirësojë mjedisin që mundëson biznesin duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe duke ndërtuar besimin e investitorëve dhe sektorit privat në gjyqësor.

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak

September 18, 2025

Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim
Borrell: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian
Shoqata e të verbërve të Kosovës me antologji për 20 vjetor
Pse kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë vështirësi të përfitojnë nga tregu i NATO-s?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?