By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tajfuni Doksuri godet Kinën me erëra të forta dhe shi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tajfuni Doksuri godet Kinën me erëra të forta dhe shi
Ballina 2Rajon / Botë

Tajfuni Doksuri godet Kinën me erëra të forta dhe shi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 3:20 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Tajfuni Doksuri e ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e hershme të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare. Tajvani i ka shpëtuar kësaj stuhie vdekjeprurëse, që paraprakisht kishte goditur Filipinet.

Shpejtësia e erës arriti deri në 175 kilometra në orë, ndërsa stuhia arriti në brigjet e provincës Fujian rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Frika që banorët mund të rrezikohen dhe pronat të shkatërrohen bëri që Observatori kombëtar i motit ta kthejë “alarmin e kuq” më masat më të ashpra në sistemin e tij.

Disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale tregonin erëra të fuqishme që godisnin blloqet e ndërtesave të banimit në Jinjiang, një zonë urbane në jug të qytetit Quanzhou.

Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga CCTV shfaqën një gazetar që kalonte nëpër rrugët e përmbytura, të rrethuara nga disa pemë të rrëzuara, duke paralajmëruar shikuesit nga kjo zonë të qëndrojnë në shtëpi përveç për raste urgjente.

Ndërkohë, disa video ku shiheshin valë të mëdha në bregdet u postuan në platformën Weibo nga People’s Daily të mbështetur nga autoritetet kineze.

Tajfuni i fuqishëm Doksuri pritet të vazhdojë të lëvizë në veriperëndim drejt Kinës qendrore ndërsa intensiteti i tij gradualisht dobësohet.

Por agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se stuhitë do të prekin “rajonet bregdetare të Tajvanit, Fujian, Zhejiang dhe Guangdong” deri në orën 8 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale.

Qeveritë lokale dhe autoritetet e transportit u këshilluan të marrin masa paraprake pasi sistemet e kullimit dhe rrugët pritet të ndikohen nga shirat e dendur, raportoi Xinhua.

Doksuri goditi pjesën veriore Filipineve më 26 korrik, duke rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, si dhe rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.

Numri i të vdekurve në Filipine është rritur në 13, me 21 të tjerë që janë ende të zhdukur, përfshirë katër shpëtimtarë të rojës bregdetare, tha më 28 korrik agjencia kombëtare e fatkeqësive.

You Might Also Like

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vushtrria nuk lejon befasi, fiton pikët në Gjakovë

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
Skandaloze: Zyrtari policor zbardh informacionet konfidenciale-IPK karton të kuq
Hakmarrja brutale e kartelit te droges: Zbulohet një video e frikshme e vrasjes së një droge që grabiti kartelin, ai u lidh dhe…
Telekomi thotë se rënia e shërbimeve është pasojë e vjetërsisë së pajisjeve
7 vakte me cilësi të dobët për çdo ditë këtë javë që mund t’i përgatisni për rreth 5 euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?