By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fundi: Dodikut iu revokua pasaporta diplomatike, opozita serbe i ktheu shpinën
September 3, 2025
Trump udhëzon Pentagonin të rifillojë parandalimin kundër Kinës dhe Rusisë
September 3, 2025
Fondi i armëve të NATO-s për Ukrainën tejkalon 2 miliardë dollarë
September 3, 2025
Të qetësohet Rusia për të izoluar Kinën?
September 3, 2025
Putin dhe Xi Jinping diskutuan për jetën deri në 150 vjeç dhe pavdekësinë
September 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Roja presidenciale e Nigerit e shpall veten udhëheqës të shtetit, pas puçit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Roja presidenciale e Nigerit e shpall veten udhëheqës të shtetit, pas puçit
Ballina 2Rajon / Botë

Roja presidenciale e Nigerit e shpall veten udhëheqës të shtetit, pas puçit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 4:02 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Shefi i gardës presidenciale në Niger, gjenerali Omar Tchiani, e ka emëruar veten president të Këshillit Kombëtar dhe kështu lider të ri të vendit afrikan.

Tchiani i bëri këto deklarata në televizionin kombëtar të premten, më 28 korrik.

Oficerët e rojës presidenciale e arrestuan presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum – i cili ishte zgjedhur në mënyrën demokratike më 2021 – në pallatin e tij presidencial të mërkurën.

Në mbrëmjen e njëjtë, 10 oficerë ushtarakë njoftuan në televizionin kombëtar se Këshilli Kombëtar për Sigurinë e Atdheut (KKSA) e ka marrë pushtetin në dorë.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit, vendit të Afrikës Perëndime me një popullsi prej 26 milionë banorë, i ndaloi protestat dhe demonstratat të enjten.

“Forcat tona të mbrojtjes dhe sigurisë… kanë vendosur t’i japin fund regjimit të cilin e njihni edhe ju”, tha koloneli Amadou Abdramane gjatë një fjalimi në televizion kombëtar.

Ushtria e Nigerit i ka paralajmëruar shtetet e huaja të mos tentojnë ndërhyrjen ushtarake, duke thënë se ajo mund të ketë pasoja shkatërruese për vendin.

Pui është duke u mbështetur edhe nga partitë opozitare, sipas një deklarate të publikuar në mediat e Nigerit. Mbetet e paqartë se për sa parti opozitare bëhet fjalë.

Të enjten, përpjekjet e ushtrisë për ta marrë në dorë pushtetin e vendit u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Unioni Afrikan dhe qeveritë individuale, përfshirë ajo e Rusisë dhe ajo e Gjermanisë.

Berlini i ka rreth 100 ushtarë të vendosur në Niger.

Koloneli i Ushtrisë së Nigerit, Amadou Abdramane, tha të mërkurën vonë në televizionin kombëtar se ushtria i ka pezulluar të gjitha institucionet dhe i ka mbyllur të gjithë kufijtë në vendin e Afrikës Perëndimore.

Të enjten u mbyll edhe hapësira ajrore e Nigerit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka bërë thirrje për lirimin e “menjëhershëm” të Bazoumit, si dhe për “për respektimin e menjëhershëm të sundimit të ligjit dhe për siguri publike”.

Trazirat në Niger vijnë në një periudhë kur fuqitë perëndimore janë të shqetësuara për operacionet e grupit mercenar Wagner në këtë rajon të paqëndrueshëm.

Në Malin fqinj, mercenarët rusë të armatosur rëndë po ndihmojnë regjimin ushtarak për t’i luftuar kryengritësit xhihadistë.

Nigeri po përballet me dy kryengritje islamike – njëra në jugperëndim, e cila erdhi nga Mali fqinj në vitin 2015, dhe tjetra në juglindje, ku janë të përfshirë xhihadistët të bazuar në Nigerinë verilindore.

Grupet militante aleate të Al-Kaedës dhe Shtetit Islamik janë aktive në vend.

Presidenti Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në vitin 2021, është një aleat i ngushtë i Francës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960.

You Might Also Like

Fundi: Dodikut iu revokua pasaporta diplomatike, opozita serbe i ktheu shpinën

Trump udhëzon Pentagonin të rifillojë parandalimin kundër Kinës dhe Rusisë

Fondi i armëve të NATO-s për Ukrainën tejkalon 2 miliardë dollarë

Putin dhe Xi Jinping diskutuan për jetën deri në 150 vjeç dhe pavdekësinë

Putin përsërit se dëshiron të takohet me Zelenskyn në Moskë

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-Miss Ballkani ka humbur jetën në një aksident. Ajo po ikte nga policia në gjendje të dehur

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Koreja e Veriut lëshoi ​​një sërë raketash balistike
Borrell: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku
Kurti iu drejtohet mërgimtarëve austriakë: Investoni në Kosovë
Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?