By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Zemërim në ishullin francez Oleron ndërsa ambasadori rus viziton për të vendosur lule në varret e luftëtarëve të Luftës së Dytë Botërore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Për zgjedhjet në veri duhet vullnet nga të dyja palët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Për zgjedhjet në veri duhet vullnet nga të dyja palët
Ballina 1Lajme

Analistët: Për zgjedhjet në veri duhet vullnet nga të dyja palët

Kosova Times
Last updated: 2023/07/30 at 9:33 AM
Kosova Times Published July 30, 2023
Share
SHARE

Zgjedhjet e reja në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, sipas njohësve të rrethanave, janë zgjidhje e mundshme për krizën aktuale, por që ato të shpallen duhet të ketë vullnet nga të dyja palët. Kështu kanë theksuar për RTK 2, analistët politikë Milazim Krasniqi dhe Ognjen Gogiq.

Krasniqi beson se nëse nuk mbahen zgjedhje të reja, situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet.

“Zgjedhjet në veri duhet të mbahen në bazë të tri pikave të Bashkimit Evropian. Duhet që sa më shpejt të shpërkallëzohet situata dhe më pas të fillojë procesi i organizimit të zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë me shumë mundësi do të bie qeveria, sepse është e pamundur që kjo situatë të zgjasë, për shkak se gjithmonë mund të përkeqësohet”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, sipas politologut Ognjen Gogiq, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale pjesërisht jep bazë për shpalljen e zgjedhjeve të reja në këto komuna, e që do të ishin zgjidhje e krizës në veri të Kosovës.

“Deri te zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës mund të vije vetëm përmes marrëveshjes ndërmjet palës serbe dhe shqiptare se zgjedhjet e reja të paraqesin zgjidhje të kësaj krize që po vazhdon prej disa muajsh në veri të Kosovës. Nëse do të kishte vullnet për zgjedhje të reja, atëherë do të gjendej edhe mënyra për t’i shpallur ato, por kjo pyetje do mund të zgjidhet vetëm kur të përcaktohet nëse zgjedhjet përfaqësojnë një rrugëdalje nga kriza për të dyja palët”, tha Gogiq.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen nëse kryetari aktual jep dorëheqje, në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të një komune. si dhe në rast se kryetari i komunës, pa arsye, nuk paraqitet për një muaj në vendin e punës.

You Might Also Like

Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi

Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore

Maqedonci: Siguria e Shqipërisë dhe Kosovës është e përbashkët

Kurti: Nesër ekzekutohen pagesat me rritje për shtesat e fëmijëve

Spiropali dhe homologu kroat flasin për marrëveshjen Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Kosova Times July 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diskutimi i Sislej Xhafës në Seminar: Një reflektim filozofik mbi artin dhe lirinë

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
Drenica fiton ndaj Prishtinës me përmbysje të rezultatit
Shefi i EULEX-it: Po e monitorojmë situatën në veri me Policinë e KFOR-in
Kampi me kasolle i nënës së re në malin e lartë aziatik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?