By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPB lanson fushatën ”Festo me zemër e jo me armë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPB lanson fushatën ”Festo me zemër e jo me armë”
Ballina 1Lajme

MPB lanson fushatën ”Festo me zemër e jo me armë”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 7:10 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar  fushatën “Festo me zemër e jo me armë”.

Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive dhe ndërgjegjësimin lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe rreziqet që sjellin ato.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani dhe njëherësh edhe Koordinator Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta tha se përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë kosovare dhe institucionet e sigurisë.

“Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët që qarkullojnë në Kosovë, janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimeve që kanë ndodhur, qofshin ato të dhunës në familje, grabitjeve dhe krimeve të tjera”-tha ai.

Sipas Koordinatorit Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, z. Gashani misioni dhe angazhimi ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj vartëse është që në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët të avancojmë nivelin e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht të përmirësojmë cilësinë e jetës për qytetarët tanë.

Ai tha se  Policia e Kosovës ka avancuar suksesshëm në aspektin e konfiskimeve të armëve ilegale dhe municionit dhe vetëm  gjatë vitit 2021 janë konfiskuar 1260 armë dhe rreth 42 mijë rrathë municioni i kalibrave të ndryshëm, në krahasim me vitin 2020 ku janë konfiskuar gjithsej 1135 armë.

Ndërsa në anën tjetër zëvendës përfaqësuesi  i UNDP-së në Kosovë, z. Niels Knudsen tha se UNDP synon të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve të vogla dhe të lehta, veçanërisht gjatë  festave, si dhe për të reduktuar numrin e incidenteve të lidhura me të shtënat.

Mesazhi i dërguar  qytetarëve është se edhe një plumb qorr duhet të përfundojë diku dhe ekziston rreziku të rrezikohet jeta e dikujt.

Fushata e cila u lansua sot në Prishtinë, në të njëjtën kohë është lansuar edhe në Shkup. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
221 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor `Takimet e Dom Mikelit`

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt
OKB, miratohet rezoluta për Ukrainën, e propozuar nga SHBA
Pistorius: Nuk është koha për të zbukuruar realitetin
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për falsifikim të dokumentit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?