By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force, pas vrasjes në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force, pas vrasjes në Prishtinë
Ballina 1Lajme

Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force, pas vrasjes në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/05 at 2:12 PM
Kosova Times Published August 5, 2023
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se do të krijohet një task-forcë e re për hetimin e krimeve të rënda, pas vrasjes së një personi dhe plagosjes së disa të tjerëve më 4 gusht në qendër të Prishtinës.

Një 39-vjeçar mbeti i vdekur dhe 17 persona u lënduan gjatë një përleshjeje me armë zjarri në qendër të Prishtinës të premten pak para mesnatës.

“Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme”, shkroi Sveçla në një reagim në Facebook më 5 gusht.

Incidenti i 4 gushtit ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit, dhe sipas policisë, erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes disa burrave.

Svelça njoftoi se “palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale”, duke e fajësuar sistemin e drejtësisë se po i lë të lirë të dyshuarit për vepra të rënda.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë”, shkroi ai.

“Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme”.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) konfirmoi vdekjen e një burri 39-vjeçar, si pasojë e plagëve të rënda.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror”, njoftoi ShSKUK.

Të gjithë të plagosurit e tjerë nga ky incident janë jashtë rrezikut për jetë, tha ShSKUK.

Sipas policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe me vendim të prokurorit ndalohen nën përkujdesje të policisë.

ShSKUK njoftoi se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë.

Prej tyre, katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.

Sveçla reagoi edhe për dënimin me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Si dhe të Arbër Sejdiut, i cili u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

“Dje, dy kriminelë morën dënimet e merituara, njëri ndër ta me burgim të përjetshëm. Megjithë dënimin kapital, nuk mund të themi se drejtësia është shërbyer”, theksoi ai.

Ai nënvizoi sesi Dardan Krivaqa nuk ishte ndëshkuar asnjëherë edhe pse kishte 135 veprat penale të mëhershme.

“Nëse drejtësia do të kishte reaguar në kohën e duhur, Marigona do të ishte gjallë.”

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times August 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Izraelitë të rrahur në Amsterdam. Netanyahu: Po dërgojmë aeroplanë shpëtimi

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore
Vdes fëmija që u godit dje nga vetura në Korishë, policia jep detaje
Bajrami i reagon ashpër Kurtit pas vendimit të BE-së: Të shkoi mandati me popullizëm, koha për përgjegjësi për dështimet
Inspektorati dënon kompaninë: Zero tolerancë ndaj hedhësve të mbeturinave në vende publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?