By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënë e bijë bëjnë koleksionimin e mbi 1.000 veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nënë e bijë bëjnë koleksionimin e mbi 1.000 veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit
Ballina 1Lajme

Nënë e bijë bëjnë koleksionimin e mbi 1.000 veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/06 at 3:58 PM
Kosova Times Published August 6, 2023
Share
SHARE

Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit.

Arbnora, etnologe dhe antropologe e kulturës, tregon se ajo se çfarë e ka frymëzuar më së shumti ta zgjedhë këtë rrugë, ishte nëna e saj Lajdja, e cila është koleksioniste e rreth 1.000 copave, kryesisht veshjeve nga rajoni i Hasit dhe njëherësh drejtoreshë e ansamblit folklorik “Katarina Josipi” në Zym të Hasit.

“Këtë koleksion e ka filluar nëna pas luftës, diku në vitin 2000-2002, e ka nxitur ajo se shumë prej banorëve kanë qenë në mërgim dhe i kanë lënë veshjet në shtëpi dhe [ato] janë dëmtuar, dhe [nënës] iu kanë dhimbsur shumë sesi po e humbasin një pasuri”, thotë Arbnora për Radion Evropa e Lirë (REL).

Koleksioni me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.
Koleksioni me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Koleksionistja 54-vjeçare nga Hasi, Ladja, tregon për REL-in se kur ka filluar të merret me gjetjen e veshjeve kombëtare, e ka bërë thjesht nga pasioni dhe dashuria e bartur brez pas brezi brenda familjes së saj në jug të Kosovës, rreth 85 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

“Në fillim ka qenë pasioni për t’i ruajtur, e tash ia vlen të ruhen, sepse është një pasuri që nuk mund të përsëritet asnjëherë”, thotë Ladja.

Ajo beson se falë punës së saj janë vetëdijesuar edhe qytetarët për rëndësinë e veshjeve kombëtare në ditët e sotme. “Njerëzit na thonë ju po na ndritni fytyrën”, tregon për REL-in drejtoresha e ansamblit.

Një koleksion i tillë me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Lajde Kolgjeraj, 54-vjeçare, e kishte nisur si pasion koleksonimin e rrobave tradicionale para dy dekadave.
Lajde Kolgjeraj, 54-vjeçare, e kishte nisur si pasion koleksonimin e rrobave tradicionale para dy dekadave.

Që të dyja shprehen se si synim e kanë edhe hapjen e një muzeu afër shtëpisë, pasi besojnë se, jo vetëm që do të ishte më e lehtë mirëmbajtja e veshjeve në një ambient më të përshtatshëm, por edhe të interesuarit do të kishin mundësi t’i vizitonin ato, pasi për shkak të rrethanave, shpeshherë detyrohen t’i kthejnë mbrapsht vizitorët.

“Ne, deri tash, një dhomë e kemi pasur të bllokuar me veshje, tash e kemi edhe një dhomë tjetër, si dhe një pjesë të korridorit. Nuk kemi kërkuar mbështetje sa i përket ndërtimit të muzeut, sepse e dimë se ministria nuk investon në investime të vrazhda, pra kapitale, si dhe nuk kemi gjetur një fondacion që i mbështet projektet e tilla”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë Arbnora, e cila ligjëron lëndën e trashëgimisë kulturore historike, në shkollën e mesme të lartë “Qendra e Kompetencës” në Prizren.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.
Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027 e Qeverisë së Kosovës, trashëgimia kulturore përcaktohet si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, që do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes efektive në avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Në të adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale socio-kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Rroba tradicionale, nga koleksioni i Ladjes, të varura në një gardh në Has, Prizren.
Rroba tradicionale, nga koleksioni i Ladjes, të varura në një gardh në Has, Prizren.

Antropologia ka të publikuar gjithashtu edhe katalogun: “motivet në veshjet popullore të grave të Hasit”, ku shpalos diversitetin e trashëgimisë kulturore duke i prezantuar emërtimet, simbolet si dhe motivet e veshjeve.

Në punën e saj hulumtuese, ajo identifikoi motivet gjeometrike, antropomorfe, zoomorfe, floreale, shprehje të asimetrisë dhe simetrisë.

Ajo e veçon si të preferuarën e saj jelekun e arit, pasi “është shumë unik dhe ka motiv antropomorf, nuk kam hasur në një model të tillë deri më tash”.

Sa i përket fokusit në koleksion, nëne e bijë shpjegojnë se e kanë kompletuar koleksionin me bashkëpunim të ndërsjellë, ku Ladja thirrej nga persona të ndryshëm për ta marrë një veshje, ndërsa Arbnora për hulumtimin e kryesisht motiveve pas tyre.

Arbnora thotë se jeleku i arit është shumë unik dhe ka motiv antropomorf.
Arbnora thotë se jeleku i arit është shumë unik dhe ka motiv antropomorf.

Arbnora theksoi për REL-in se një nga mënyrat se si mund të veçohet vjetërsia e rrobës, është materiali nga i cili është punuar.

“[Cilat janë] më të vjetrat nuk mundem ta dimë saktësisht, ndoshta diku 150 vjet. Për shembull, nëse është e punuar nga materiali i leshit, është pak më e vjetër”, u shpreh antropologia e kulturës.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Që të dyja shpresojnë se nga puna e tyre, njerëz të moshave të ndryshme, por në veçanti të rinjtë, të frymëzohen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të bartet dashuria për to edhe te brezat e ardhshëm.

You Might Also Like

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Kosova Times August 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot kryesisht me diell

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Xhaferi hedh poshtë kërkesën e VMRO-së për mbajtjen e referendumit
Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata
Deputeti britanik i shpreh Osmanit mbështetjen për Kosovë
Seuli: Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?