Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën është paraqitur mërgimtari që kanosi deputetin Avdullah Hoti.
Ai i kërkoi falje për kanosjen që ia kishte bërë në rrjetin social “Facebook”.
Mërgimtari theksoi se kjo është hera e parë që paraqitet para një gjykate dhe se i vjen keq për këtë.
Në anën tjetër, edhe deputeti Hoti tha se ky është rasti i parë që ai e sjelli para organeve të drejtësisë. E gjithë kjo kishte ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Hoti kishte bërë një status në të cilin kritikonte Qeverinë Kurti, e mërgimtari në fjalë e kishte kanosur ish-kryeministrin.
Po ashtu Hoti ka thënë se e ka pranuar marrëveshjen që mërgimtari të kontribuoj në njërën nga organizatat bamirëse në vend.
Përndryshe nuk janë të pakta kanosjet me adresa të ndryshme në rrjetet sociale.