By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Anna Wintour do të japë dorëheqjen si kryeredaktore e Vogue
June 26, 2025
Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C
June 26, 2025
Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Ballkanit “duhet të marrin vendime të vështira shpejt”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtetet e Ballkanit “duhet të marrin vendime të vështira shpejt”
Ballina 1Lajme

Shtetet e Ballkanit “duhet të marrin vendime të vështira shpejt”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/09 at 1:38 PM
Kosova Times Published August 9, 2023
Share
SHARE

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ofron mundësi për reagim ndaj secilës krizë eventuale.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Reuten – i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian – e ka komentuar thirrjen e dhjetëra deputetëve amerikanë, britanikë dhe atyre të bllokut evropian që Perëndimi të ketë qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tyre, politikat aktuale nuk po funksionojnë.

Ai beson se punë më e madhe duhet të bëhet në qasjen ndaj Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni thirrjen e fundit të deputetëve amerikanë dhe evropianë ndaj kryediplomatëve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për ta ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë? Ju jeni njëri prej nënshkruesve të dokumentit.

Thijs Reuten: Jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë iniciativë, sepse jo vetëm që është thirrje përreth Atlantikut – nga deputetë prej 13 vendeve të ndryshme me nismë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Gjermanisë – por është edhe thirrje e thënë thjeshtë dhe qartë. Gjithçka që jemi duke kërkuar është një qasje më e balancuar dhe më proporcionale. Po kërkojmë dy gjëra: rikthim të negociatave për normalizim, dhe ta stabilizojmë rajonin përmes një qasjeje të qartë e të koordinuar dhe jo ashtu siç e kemi parë në muajt e fundit.

Radio Evropa e Lirë: Po e përmendni një qasje të re. Si do të mund të dukej ajo?

Thijs Reuten: Fillimisht duhet dhënë fund qasjes aktuale dhe kjo ka të bëjë kryesisht me qasjen me të butë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mendimit tim, është duke ndikuar jo vetëm në punët e Bosnjë e Hercegovinës, duke e mbështetur presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, por është edhe pengesë për përparim në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është shumë e nevojshme.

Tjetra, duhet të jemi shumë të qartë nga ajo që kërkojmë nga partnerët në gjithë rajonin. Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që stabiliteti i këtij rajoni është kyç për stabilitetin e gjithë kontinentit. Ne nuk mund t’i tolerojmë vetes më shumë gabime dhe një gjë që e propozojmë si deputetë është diplomacia parandaluese.

Radio Evropa e Lirë. Të flasim më shumë për këtë lloj të diplomacisë.

Thijs Reuten: Kjo nënkupton se neve na duhet një plan B, natyrisht, jo për të luftuar, por për t’i bërë të qarta prioritetet tona. Kjo nënkupton përforcimin e EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, përforcimin e KFOR-it në Kosovë, nëse është e nevojshme, sidomos në rastet siç kanë ndodhur sulmet ndaj tyre, të ketë përgjigje pa dilema dhe të qartë nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“Shumë incidente i kemi lënë të kalojnë”

Radio Evropa e Lirë: Në të kaluarën nuk është përmendur shpesh diplomacia parandaluese. A do të jetë ajo rrugë përpara?

Thijs Reuten: Është diplomaci në kuadër të një qasjeje më të gjerë, që nuk garanton vetëm stabilitet përmes prezencës ndërkombëtare në rajon, por do të thotë edhe përgjigje ndaj krizave secilën herë që shfaqen ato. Secilën herë që dikush në rajon e minon stabilitetin dhe rrugën drejt integrimeve, duhet të reagohet. Por, kjo nuk ka ndodhur në muajt dhe vjetët e fundit, sepse i kemi lënë të kalojnë shumë incidente.

Radio Evropa e Lirë: Deputetja Alicia Kearns ka thënë se është e rrallë që aq shumë deputetë jeni mbledhur për të shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Çfarë do të thotë kjo?

Thijs Reuten: Kjo tregon se shumë deputetë jemi të vetëdijshëm se jemi në moment kyç dhe nuk mund ta lëmë këtë çështje për trajtim as pas pushimeve të verës. Gjërat janë duke ndodhur tani dhe kjo tregon se ne duam që kryediplomatët të veprojnë dhe të ketë koordinim ndërmjet tyre.

Tre hapat e parë

Radio Evropa e Lirë: Cilët janë tre hapat e parë që duhet ndërmarrë?

Thijs Reuten: Duhet lënë anash vetëkënaqësinë dhe qasjen e butë, dhe mendësinë e të mospërgjigjurit qartazi ndaj marrëveshjeve të kaluara. E dyta, duhet të ketë koordinim për dallim prej muajve të fundit që kemi parë tone dhe qëndrime të ndryshme sa i përket situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjeve në Bosnjë e Hercegovinë. Së treti, duhet të jemi më të vendosur në atë se cila është rruga përpara. Kjo do të thotë se shtetet duhet të marrin vendime të vështira. Serbia duhet të marrë vendim të qartë për Evropën, në vend të miqësisë së ngrohtë me Rusinë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, por kjo nënkupton që edhe politikanët në Bosnjë e Hercegovinë duhet t’i caktojnë prioritetet që janë të domosdoshme për integrim në familjet evropiane.

Kam qenë shumë kritik ndaj Komisionarit për Fqinjësi të Mirë, ai është nga Hungaria, [Oliver] Varhelyi, por edhe e gjithë BE-ja duhet të dalë me plan më ambicioz për përfshirje të rajonit. Nuk do të ndodhë përgjatë natës, as për një vit, por duhet pasur synim të qartë për të ardhmen. Gjërat duhet të ndodhin këtë dekadë dhe duhet të ndodhin shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Kur përmendni tone të ndryshme, kujt po i referoheni?

Thijs Reuten: Po u referohem përfaqësuesve të ndryshëm, ambasadorëve të ndryshëm në shtetet respektive, që me raste kanë mbështetur qëndrime të ndryshme dhe me raste kanë krijuar konfuzion. Për të dhënë një shembull, për mua ka qenë shumë e çuditshme, ndonëse i kam parasysh tensionet, që Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar stërvitjet ushtarake me Kosovën, mirëpo një javë më vonë i kanë zhvilluar stërvitjet me ushtrinë serbe.

Edhe deklarimet e mëtejme që nuk kanë qenë gjithmonë në një linjë, kur ka qenë fjala për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në territorin e Serbisë. Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë reaguar më me vendosmëri sesa BE-ja. Diçka e tillë krijon konfuzion, andaj është e rëndësishme që të ketë koordinim.

“Nuk u jemi drejtuar aksidentalisht tri palëve”

Radio Evropa e Lirë: Në letër përmenden mësimet nga e kaluara dhe që të mos krijohet një politikë për Ballkanin që e ka në qendër Beogradin. Si e komentoni këtë pjesë?

Thijs Reuten: Është referencë për vitet ‘90 të shekullit të kaluar kur kemi menduar që me qasje të butë ndaj Beogradit, apo duke ndërmjetësuar marrëveshje, do ta gjejmë zgjidhjen. Ajo që do të duhej të mësonim sa i përket Evropës Juglindore është se ky lloj ledhatimi nuk funksionon kurrë. Duhet të jemi të qartë se çfarë kërkojmë nga të dyja shtetet.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë prisni nga zyrtarët të cilëve ua keni nisur letrën?

Thijs Reuten: Pres përgjigje të thuktë dhe të koordinuar, sepse kjo është goxha iniciativë unike. Nuk u jemi drejtuar të tria palëve aksidentalisht dhe presim politikë të re për rajonin.

“Grupi nënshkrues nuk është armik i Serbisë”

Radio Evropa e Lirë: Kosova ka marrë hapa drejt shtensionimit të situatës në veri. Siç është përmendur edhe në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, Policia e Kosovës e ka zvogëluar prezencën në veri dhe zyrtarët e Kosovës kanë thënë se janë të përkushtuar për organizim të zgjedhjeve të reja. Pse nuk po i heq BE-ja sanksionet ndaj Kosovës?

Thijs Reuten: Kam qenë shumë kritik për këtë gjë në disa takime në Parlamentin Evropian. Sipas mendimit tim, bazuar në kërkesat e BE-së, të datës 3 qershor, Kosova ka treguar gatishmëri për t’i zbatuar të gjitha pikat. Problemi tani është që e kemi një situatë në favor të presidentit Vuçiq, sepse ai tani mund të bëjë hapa mbrapa dhe ta vazhdojë lojën e tij, që nuk e ka në fokus përparimin por mbajtjen e situatës jostabile.

Dy gjëra duhet të ndodhin: fillimisht rikthimi i dialogut, dhe më pas që të dyja vendet duhet të fokusohen në zgjedhjet e tyre për t’iu afruar integrimeve.

Po dëgjoj shumë kritika se grupi nënshkrues është armik i Serbisë. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk ka asgjë më të mirë për rajonin sesa që Serbia të zgjedhë të ardhmen evropiane.

Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë BE-së dhe rajonit. Ne nuk jemi armiq, por duam ndryshim të qartë të politikës, e cila duhet të jetë e balancuar dhe proporcionale.

You Might Also Like

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Nuk ka koalicion LVV-PDK

Kosova Times August 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Sport

Medalje dhe fitore historike: Yjet që e shndritën sportin kosovar përgjatë vitit 2022

Kosova Times Kosova Times December 31, 2022
Drita dështon në udhëtim te Fushë Kosova
Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit
Ministri hungarez thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të kushtëzohet me Kosovën
Burra që vrasin gratë, Kurti drejton gishtin e akuzës te prokuroritë dhe gjykatat: Sistem padrejtësie!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?