By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numër i madh i armëve ilegale, fushatat e legalizimit pa efekt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Numër i madh i armëve ilegale, fushatat e legalizimit pa efekt
Ballina 1Lajme

Numër i madh i armëve ilegale, fushatat e legalizimit pa efekt

Kosova Times
Last updated: 2023/08/11 at 2:06 PM
Kosova Times Published August 11, 2023
Share
SHARE

Kosova ditëve të fundit është përballur me vrasje, plagosje por edhe krime të tjera të natyrave të ndryshme. Siguria publike përveç tjerash, kërcënohet edhe nga armët pa leje. Vetëm në periudhën janar-korrik, Policia e Kosovës ka konfiskuar 636 armë pa leje, ndërkohë që janë raportuar 14 vrasje. Njohës të sigurisë vlerësojnë se numri i armëve ilegale në duart e qytetarëve është mbi 250 mijë.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me vrasje nga motive të ndryshme, të cilat edhe kanë cenuar sigurinë publike. Vetëm brenda kësaj jave, janë shënuar 3 vdekje nga armët e zjarrit. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, thekson se në periudhën janar-korrik, kanë konfiskuar 636 armë dhe mbi 9 mijë municion të kalibrave të ndryshëm. Në këtë periudhë, të dhënat e Policisë theksojnë se janë raportuar 14 vrasje, 7 prej tyre, vrasje te rënda.

Njohës të sigurisë vlerësojnë se janë mbi 250 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve. Duke folur për Radio Kosovën, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se fushatat e Policisë së Kosovës për legalizimin e armëve, kanë treguar efekt negativ.

“Pra armë ilegale që kanë mbetur si rezultat i luftërave të viteve 90-ta, dhe Policia e Kosovës dhe MPB gjatë këtyre viteve ka pasur disa kampanja të caktuara për t’i nxitur qytetarët që t’i dorëzojnë, legalizojnë dhe më pastaj të kemi një kontroll më të rreptë të armëve ilegale. Këto kampanja zakonisht kanë shërbyer vetëm për konsum politik dhe kanë shpenzuar mijëra euro vetëm për ta dëmtuar buxhetin, por efekti ka qenë vetëm negativ”, tha Shala për Radio Kosovën.

Fenomeni i armëve ilegale në shtëpi, është e vështirë të kontrollohet, thotë për Radio Kosovën Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Qytetarët mbajnë armë ilegale në shtëpi dhe është jashtëzakonisht vështirë të ndalohen të gjitha incidentet. Ajo çka mund të bëjnë institucionet është se duhet të kujdesen që personat që kanë precedentë penalë të ballafaqohen me drejtësinë në instancë të parë dhe të mos e krijojnë ndjenjën e të qenit më të fortë sesa ligji apo të paprekshëm nga ligji. Kështu që kjo mbase do ta ulte rrezikun për krime dhe duhet të jemi realistë se krimet ndodhin përtej fuqisë së institucioneve”, tha ai.

Sidoqoftë, ekspertë të sigurisë vlerësojnë se departamenti për siguri publike të ketë numër më të madh për të monitoruar, pika statike të kontrollit, bastisje e bashkërendim të institucioneve publiko-private për të minimizuar e kontrolluar, rendin dhe sigurinë publike në vend.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times August 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla në Forumin e Bledit: Kosova përkushtohet për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Menaxhimi me rezervat shtetërore, përplas mazhorancën dhe opozitën
Schwarz udhëton për në ShBA, do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ja çfarë duhet të dinë qytetarët për regjistrimin e popullsisë
“S’ka as çarçafë”: Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?