By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë
Ballina 1Lajme

Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/12 at 8:49 PM
Kosova Times Published August 12, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti kërkon që masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të hiqen sa më shpejt, pasi qeveria e Kosovës ka qenë e përkushtuar në dialog dhe në depërshkallëzim të situatës në veri. Këto deklarata Kurti i bëri për mediet në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës që i bëri të premten Shkupit dhe Tetovës.

“…besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë”, ka theksuar Kurti për “TV Koha”.

Kryeministri tha se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, por nga Serbia. Edhe depërshkallëzimi në veri, sipas tij, tashmë ka ndodhur në masë të konsiderueshme.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti.

“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”, tha Kurti, i cili edhe atje përmendi anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri Rama, duke e konsideruar si gabim nga ana e Tiranës.

“Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Kurti tha se ka kontakte të mira edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare dhe maqedonase. Ndërsa ka thënë se vizita e tij në Shkup dhe Tetovë nuk është partiake, është kombëtare për të mirën e dy shteteve.

“Edhe me LSDMN-në kemi kontakte në forume të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të drejtpërdrejta për shkak se edhe ata janë në mesin e këtyre partive socialdemokrate. Kështu që kjo vizitë nuk është partiake, është kombëtare është për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit”, tha Kurti.

 

You Might Also Like

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së organizon protestë për mungesë të pagave

Kosova Times August 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vatikan: Kirurgjia e ndryshimit të seksit dhe zëvendësimi janë shkelje të rënda të dinjitetit njerëzor

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
Tërnava u drejtohet sot besimtarëve me rastin e fillmit të Ramazanit
Ndalohen tre persona dhe sekuestron materiale me përmbajtje nacionaliste
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Grafite denigruse për Fadil Gecin vendosen në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?