Kuleba: Zelensky kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Putinin
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Ukraina mund të nisë bisedimet e paqes me Rusinë pasi pushtuesit të largohen nga territori ukrainas.
Ai shtoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky “kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus Vladimir Putin”.
Në një intervistë për gazetën italiane, “Corriere della Sera”, Kuleba e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë “forcat pushtuese nga territori i atij vendi”.
“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim sesa të luftojmë”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.
Ai shtoi se Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ka mënyra të tjera diplomatike për të zhvilluar negociatat në mënyrë indirekte. Por, është e qartë se ne kurrë nuk do t’i shohim Putinin dhe Zelenskyn në të njëjtën tryezë”, tha Kuleba.
Ndryshe, Ukraina ditë më parë ka organizuar një samit të paqes në Arabi Saudite, ku ka prezantuar vizionin e saj se si mund të ndalet lufta.
Leave a comment