By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”
August 1, 2025
Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine
August 1, 2025
Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”
August 1, 2025
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit
Ballina 2Rajon / Botë

Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 11:24 AM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka dhënë një mesazh për 22-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

”Sot, më 13 gusht, po shënojmë përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Pas luftës së UÇK-së dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, po i tejkalojmë dhe barrierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar.

Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare. Sot shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit, duke demostruar kapacitete drejtuese me përgjegjësi shtetërore.

Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim, nuk guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian. Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë. Po nevojitet angazhimi yni i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane, prandaj ne nuk ndalemi por ripërtërihemi në çdo sfidë që përballojmë. Sot kujtoj edhe të gjithë dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre me nderimet më të larta.

Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen.

Vetëm të bashkuar jemi më të fortë!” – tha Ali Ahmeti në video mesazhin.

You Might Also Like

Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”

Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine

Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”

Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse

India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Supergol nga Xherdan Shaqiri, Skoci-Zvicër mbyllet baras pjesa e parë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni
Zgjedhjet në Kosovë, sfidë e madhe si për qeverinë edhe për opozitën
Macron paralajmëron për “pasoja” nga progami bërthamor i Iranit
Maqedonci: Përfundon me sukses ushtrimi fushor ‘Ujku Alfa’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?