By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubla ruse pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rubla ruse pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj
Ballina 2Rajon / Botë

Rubla ruse pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 5:03 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Valuta ruse rubla është zhvlerësuar në nivele që janë parë vetëm në javët e para pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.

Të hënën, 101 rubla ruse janë treguar me 1 dollarë amerikan, çka nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit.

Maksim Oreshkin, këshilltar ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se faji i zhvlerësimit të rublës qëndron te “politikat e lirshme tregtare”.

Sipas tij, forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e “komplikon ristrukturimin ekonomik dhe ndikon negativisht në financat e popullsisë”.

Oreshkin ka thënë mes tjerash se Banka Qendrore e Rusisë “i ka të gjitha mjetet e nevojshme” për ta stabilizuar situatën dhe ka thënë se pret normalizim së shpejti.

Analistët besojnë se dobësimi i rublës është duke u nxitur nga rritja e shpenzimeve për mbrojtje – që ndikojnë në rritje të importit – dhe rënie të eksportit, sidomos në sektorin e naftës dhe gazit natyror.

Në mesin e masave që ka marrë Banka Qendrore e Rusisë, për ta luftuar këtë gjendje, është rritja e normës së interesit për 1 për qind muajin e kaluar.

Ajo ka thënë se normat mund të rriten sërish nëse rubla rrezikohet.

Të hënën, disa rusë në Moskë janë shfaqur të shqetësuar për dobësimin e valutës së tyre.

“Çmimet do të rriten, që nënkupton se standardi i jetesës do të bjerë. Veçse ka rënë, e do të bjerë edhe më shumë – ne definitivisht jemi njerëz të varfër”, ka thënë Vladimir Bessosedny, 63-vjeçar, mësues i pensionuar.

Të tjerë shpresojnë se kjo rënie është e përkohshme dhe që situata do të stabilizohet.

Në janar 66 rubla janë treguar me një dollarë amerikan, mirëpo valuta e ka humbur rreth një të tretën e vlerës në muajt pasues.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?

Kosova Times Kosova Times October 26, 2025
Haradinaj kërkon nisjen e mocionit për shkarkimin e Qeverisë Kurti
Vajza e një gjenerali të FSB-së u emërua në krye të Galerisë Tretyakov
KDI: Deputetët me paga të plota me pak punë
FIFA e pezullon për tri vjet Luis Rubialesin për sjellje të pahijshme në Botërorin e grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?