By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi Soros paralajmëron OJQ-të për burime “jashtëzakonisht të kufizuara” për Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Grupi Soros paralajmëron OJQ-të për burime “jashtëzakonisht të kufizuara” për Evropë
Ballina 2Rajon / Botë

Grupi Soros paralajmëron OJQ-të për burime “jashtëzakonisht të kufizuara” për Evropë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 7:10 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij se, vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Evropian, ka mësuar Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara”.

Ky Fondacion, i njohur më parë si Instituti për Shoqëri të Hapur (OSF), i ka shpenzuar qindra miliona dollarë, prej kur është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Hungari, George Soros, për t’i forcuar shoqëritë civile në gjithë botën, prej rënies së komunizmit më 1989.

Shumë organizata joqeveritare në Hungari e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë shkresë, e cila e arsyeton vendimin e bordit “si ndryshim strategjik” për të arritur ndikim maksimal në pjesë tjera të botës.

Me një ndryshim të tillë, shumë programe evropiane do të mund të mbyllen më 2024.

Një zëdhënës i Fondacionit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë riorganizimin strategjik, duke thënë se grupi do të vazhdojë “financimin e grupeve të shoqërisë civile nëpër Evropë”, përfshirë ato që punojnë për çështje të jashtme të BE-së, apo që e mbështesin komunitetin rom.

“Ne do të vazhdojmë të jemi financues të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe llogaridhënies qeveritare në rajon, sidomos në Ukrainë, Moldavi, Kirgizi dhe Ballkanin Perëndimor, përmes punës së fondacioneve tona kombëtare”, është thënë në deklaratë.

Në përgjigje është thënë se organizimi i granteve në mënyrë specifike do të vendoset në muajt e ardhshëm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe shumë pjesëtarë të partisë së tij Fidesz, kanë qenë kritik ndaj rolit të Sorosit në rajon.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka mbyllur zyrat në Budapest më 2018 dhe është zhvendosur në Berlin, duke e përmendur “ambientin tejet shtypës politik dhe ligjor në Hungari”.

George Soros, 93-vjeçar, e ka emëruar djalin e tij Alexander Soros në krye të Fondacionit, më herët gjatë vitit, dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në strukturë të fondacionit.

You Might Also Like

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

Presidenti Trump iu drejtua kombit

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmet izraelite vrasin mbi 30 persona në Gazë

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik
42 aksidente në 24 orë
Hani këtë perime të lirë çdo ditë: Shkrin yndyrat, është shpëtimtar për zemrën dhe tretjen
Arrestohet një person për përdorim të armës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?