By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Masat të padrejta, koha që partnerët në BE të marrin hapat e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Masat të padrejta, koha që partnerët në BE të marrin hapat e tyre
Ballina 1Lajme

Osmani: Masat të padrejta, koha që partnerët në BE të marrin hapat e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 2:29 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka vlerësuar edhe një herë të padrejta masat që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, derisa ka thënë se pret që partnerët e BE-së të bëjnë tërheqjen e këtyre masave, pasi institucionet janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur në Bratislavë për deeskalim të situatës në veri.

“Kosova është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje. Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen, e që kërkon konsultim edhe me EULEX-in edhe me misionin e NATO-s këtu. Është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në këto komuna veriore. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e marrëveshjes së Bratislavës. Tani presim që hapat t’i marrin partnerët tanë në Bashkimin Evropian sepse masat e tyre kanë qenë komplet disproporcionale me  çfarëdo pakënaqësie që mund të kenë pasur në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar presidentja Osmani në konferencë për media gjatë vizitës në Dragash.

Ajo ka thënë se shpesh e ka përshtypjen se shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikurse ta pushtonte dikë.

“Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinj, Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj, Republikë sovrane e cila është njohur nga shumica dërrmuese e shteteve të Bashkimit Evropian. Si presidente e vendit natyrisht kërkoj  çdo ditë të ketë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive dhe jo individuale”, ka shtuar Osmani.

Presidentja më tej tha se Kosova ka nevojë për përkrahjen e partnerëve në mënyrë që çdo veprim i policisë dhe institucioneve ta ketë përkrahjen e nevojshme edhe nga aspekti i sigurisë, por theksoi se pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerëson se përgjigjja e BE-së ka qenë komplet disproporcionale me veprimet e institucioneve të Kosovës.

“Nuk është përgjigje që e nxit bashkëpunimin dhe koordinimin, përkundrazi është përgjigje që më së shumti i bën dëm procesit të dialogut dhe e vendos atë në një rrafsh komplet jashtë binarëve në të cilët do të duhej të ishte, e ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.  Llogariteni, Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATO-s dhe për këta njerëz ka dëshmi të sakta dhe dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raporton me Kosovën dhe për këtë dhunë që ka kryer në raport me NATO-n”, ka nënvizuar Osmani.

Presidentja tutje tha se ky nuk është vetëm një test sa i përket sundimit të ligjit për institucionet e Kosovës, por edhe test ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare se a do ta tolerojnë apo jo dhunën ndaj NATO-s, e cila është bërë me urdhër të Serbisë.

Osmani: Faktori ndërkombëtar t’i bëjë presion Vuçiqit

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të bëjë presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për t’i dhënë fund ndikimit negativ ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

E para e shtetit ka thënë se është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket afateve dhe procedurave lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri.

“Pasi të përfundojë kjo i takon pastaj qytetarëve në veri nëse do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo. Është esenciale që komuniteti ndërkombëtar të kërkoj nga Vuçiqi që të ndërpresë ndikimin negativ, frikësimin e qytetarëve dhe dhunën që përdoret nëpërmjet strukturave ilegale ndaj qytetarëve në veri dhe t’i lejojë ata të shfrytëzojnë të drejtat e tyre që garantohen edhe me kushtetutë edhe me ligj”, ka thënë Osmani në konferencë për media në Dragash,  Behxhet Xheladini.

Ajo tutje u shpreh e bindur se qytetarët serbë dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën që përmes peticionit të shpallen zgjedhjet e parakohshme. “Këtë bindje e kam nga komunikimet që i kemi  çdo ditë. Ata dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në mënyrë që të kenë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i zgjedhin kryetarët e komunave që marrin votat e qytetarëve në zgjedhje të lira e demokratike. Por deri më tash nuk shoh ndonjë vullnet nga presidenti serb që ai të ndërpresë agresionin institucional që vazhdimisht e kryen në raport me fqinjët. Nuk shoh nga ai vullnet që të ndërpresë dhunën që përmes strukturave kriminale vazhdimisht e ushtron ndaj qytetarëve tanë në veri. Prandaj presioni duhet të jetë në Beograd, që më në fund Beogradi të fillojë të sillet në përputhje me standardet evropiane e jo si një shërbëtor besnik i Putinit dhe vetëm i Putinit”, ka shtuar presidentja Osmani.

Osmani për reagimet në Maqedoninë e Veriut pas vizitës së Kurtit: Keqkuptim i vogël që tejkalohet 

Presidentja komentoi edhe vizitën e kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut, pasi u pyet nga gazetarët rreth reagimit të presidentit maqedonas Pendarovskit për këtë çështje. “Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Republikës së Kosovës, ndër shtetet që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në momentet më kritike, një ndër shtetet më të afërta edhe fizikisht. Komunikimet mes qytetarëve tanë dhe atyre nga Maqedonia e Veriut gjithnjë kanë qenë të shkëlqyeshme dhe këto relacione janë duke u avancuar qoftë në aspektin politik edhe në atë ekonomik. Tani në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çfarë ka në dorë, por natyrisht se nëse institucionet e atjeshme kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë që ne kemi si institucione të Republikës së Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së njeriut dhe mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, duke respektuar gjithnjë rolin shtetformues të komunitetit shqiptar dhe integrimin evropian të shtetit. Ka qenë një lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Ky besoj që është një keqkuptim i vogël, por kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet. Institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut ”, ka theksuar presidentja Osmani.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Kosova Times Kosova Times June 8, 2025
Biden bën thirrje për ndaljen e dhunës ndaj protestuesve në Iran
Osmani dhe Jakobsdotu diskutojnë për rrugën euroatlantike të Kosovës
Milani dhe Rabiot afër marrëveshjes, kjo është oferta
Haradinaj: Shprehja e Hovenierit e pazakontë, por shprehje e dhimbjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?