By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan
Rajon / Botë

Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 9:19 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përsëritur se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan, nëse nuk avancohet trajtimi i grave.

Duke folur para gazetarëve më 15 gusht, në përvjetorin e dytë të kthimit të talibanëve në pushtet, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për t’i mbajtur talibanët përgjegjës për zotimet që i kanë dhënë, sidomos kur është fjala për të drejtat e vajzave dhe grave.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me talibanët – edhe dhjetëra shtete tjera në botë kanë qenë shumë të qarta – që rruga për marrëdhënie normale me talibanët, do të bllokohet nëse të drejtat e grave dhe vajzave nuk respektohen”, ka thënë Blinken.

Deri më tani Qeverinë e drejtuar nga talibanët në Afganistan nuk e ka njohur asnjë shtet në botë.

Shtetet e Bashkuara e kanë shmangur kontaktin direkt me talibanët, kryesisht për shkak të trajtimit të grave, të cilat e kanë pësuar goditjen më të rëndë pas kthimit të talibanëve në pushtet.

Vajzave u është ndaluar shkollimi pas klasës së gjashtë, ndërsa grave u është ndaluar puna në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, si dhe u është kufizuar liria e lëvizjes.

Talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021, pasi presidenti amerikan, Joe Biden i ka tërhequr trupat amerikane nga ky shtet, duke e respektuar një marrëveshje të arritur në shkurt të vitit 2020 në mes të talibanëve dhe administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Blinken e ka mbështetur vendimin për tërheqje të trupave amerikane.

“Vendimi për t’u tërhequr nga Afganistani ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm, mirëpo më i duhuri”, ka thënë Blinken.

“Ne i kemi dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Për herë të parë në 20 vjet, ne nuk kemi një gjeneratë të amerikanëve të rinj që shkojnë diku për të luftuar edhe për të vdekur”.

Një numër i organizatave ndërkombëtare për të drejta të njeriut i kanë përshkruar dy vjetët e udhëheqjes së talibanëve si të turpshme dhe tejet shqetësuese.

Talibanët kanë thënë raportimet për trajtimin e grave në Afganitan janë propagandë e organizatave ndërkombëtare.

Ata kanë thënë se i kanë forcuar të drejtat e grave, në linjë me parimet e Islamit.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bija drogoi babain, gruaja e qëlloi me të dashuin

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Policia shqiptoi 2216 gjoba trafiku për 24 orë
Zogaj intervistohet nga policia në cilësinë e dëshmitarit
Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen me Kosovën
Kurti: Diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?