By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik
Uncategorized

Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik

Kosova Times
Last updated: 2023/08/18 at 2:18 PM
Kosova Times Published August 18, 2023
Share
SHARE

Gratë e humbin vlerën nëse burrat mund t’ua shohin fytyrat e pambuluara në publik, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së talibanëve për Vesin dhe Virtytin, Molvi Mohammad Sadiq Akif.

Sipas tij, studiuesit fetarë në Afganistan pajtohen se një grua duhet ta mbajë mbulesën kur të dalë jashtë shtëpisë.

Talibanët, të cilët e kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021, kanë thënë se gratë janë fajtore pse u është ndaluar qasja në hapësira publike, sepse ato kanë dështuar që ta respektojnë siç duhet vendimin për vendosje të hixhabit.

Akif ka thënë të enjten për agjencinë e lajmeve Associated Press se, nëse fytyra e grave shfaqet në publik, ekziston mundësia e mëkatit.

“Është shumë keq të shohësh një grua pa hixhab dhe shkencëtarët fetarë, po ashtu, pajtohen që fytyra e gruas duhet të jetë e mbuluar”, ka thënë Akif.

“Nuk do të thotë se fytyra e tyre do të dëmtohet. Gruaja e ka vlerën e vet dhe ajo vlerë ulet kur burrat e shikojnë”.

Tim Winter, i cili është ligjërues për çështje fetare në Universitetin Cambridge, ka thënë se nuk ekziston asnjë obligim me shkrim në Islam për mbulesën në fytyrë.

Sipas tij, talibanët do ta kenë të vështirë që të gjejnë diçka në shkresat fetare që e mbështet interpretimin e tyre për hixhabin.

“Emri i tyre tregon se ata nuk janë ekspertë të lartë të fesë”, ka thënë ai për AP-në.

“Emri taliban do të thotë student”.

Kufizimet që u kanë vënë talibanët vajzave dhe grave në Afganistan kanë nxitur zemërim global, përfshirë edhe nga disa vende me shumicë myslimane.

Talibanët kanë thënë se raportimet për trajtimin e grave në Afganistan janë propagandë e organizatave ndërkombëtare.

Ata kanë thënë se i kanë forcuar të drejtat e grave, në linjë me parimet e Islamit.

You Might Also Like

Moti me diell dhe me vranësira të shpërndara

Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Maliqi thotë se siguria në Aeroportin e Prishtinës është shumë e lartë

Belinda Balluku njoftohet për akuzë nga SPAK

Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Kosova Times August 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNj: Trajtim dhe përfundim i padinjitetshëm i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Qeveria Hoti e solli një njohje, ‘Qeveria Koti’ asnjë!
VIDEO: Rusët shkatërrojnë një nga tregjet më të mëdha në Evropë brenda natës
Një zyrtar policor goditet me veturë në Soqanicë të Zveçanit
Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?