By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Investimet ruse në Malin e Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Investimet ruse në Malin e Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Investimet ruse në Malin e Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/18 at 9:31 PM
Kosova Times Published August 18, 2023
Share
SHARE

Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë njoftoi se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Mal të Zi për periudhën janar-maj të këtij viti. Analistët thonë se investimet dhe kapitali rus është një dukuri e hershme në Malin e Zi, e cila vazhdon edhe sot. Kjo konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, qytetarët rusë ende shkojnë në masë të madhe në Mal të Zi për të investuar.

Banka Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, bëri të ditur se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, për periudhën janar-maj të këtij viti.

Të dhënat e fundit të këtij institucioni tregojnë se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar afro 53 milionë euro, më së shumti për blerjen e pasurive të patundshme, rreth 30 milionë euro.

Sipas analistëve kjo konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë, për shkak të krizës ukrainase dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, qytetarët rusë ende vijnë në masë të madhe në Mal të Zi dhe sjellin kapitalin e tyre për të investuar aty.

Investimet dhe kapitali rus, sipas analistëve është një dukuri e hershme në Malin e Zi, e cila vazhdon në forma të ndryshme edhe sot.

Analisti Nail Draga tha se kjo dukuri në Malin e Zi nisi që nga viti 2008 për të vazhduar deri më sot.

“Tranferimi i parave nga Rusia drejt Malit të Zi nuk është dukuri e panjohur për arsye se në vitin 2008-2010 janë transferuar një shumë e madhe e parave dhe kjo dukuri vazhdon edhe sot, por në një formë të modifikuar. Në dimensionin politik nuk është ndonjë befasi pasi në Mal të Zi pothuajse janë të instaluara partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilët kanë një mision të veçantë që të përfitojnë nga situate aktuale”, tha zoti Draga.

Ndërkaq analisti Bekim Çoba tha se ndikimi i ekonomisë ruse në Mal të Zi ishte shumë i madh si para ashtu edhe pas pavarësisë.

“Ndikimi i ekonomisë ruse, si para ashtu edhe pas pavarësisë, ka pas një ndikim shumë të madh. Kujtojmë se pronari i ndërmarrjes më të madhe në Main e Zi “Kombinati i Aluminit” ishte Oleg Deripaska, njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin. Që në atë kohë ekzistonte tendenca e Rusisë për të pasur një ndikim më të madh në Ballkan e sidomos në Malin e Zi”, tha zoti Çobaj.

“Ndoshta ajo që e bën dallimin nga koha e përparshme është se kohëve të fundit investimet janë të individëve dhe jo të ndërmarrjeve të mëdha ruse, të cilët e shohin Malin e Zi si një vend ku mund të blejnë pasuri të patundshme, ta regjistrojnë atë dhe Malin e Zi ta shfrytëzojnë si një vend pushimi dhe strehimi gjatë kohës që largohen nga Rusia”, tha zoti Çoba.

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, zoti Nail Draga shpreson që qeveria e re malazeze do ti ndërmarrë hapat e nevojshme në parandalimin e kësaj dukurie.

“Jemi në pritje të formimit të qeverisë së re dhe ndoshta ata do të marrin hapa vendimtar për këto transfera dhe për të zbuluar prejardhjen e këtyre mjeteve financiare, që kohëve të fundit janë bërë sinonim i investimeve ruse në Malin e Zi”, tha zoti Draga.

Mali i Zi ka patur lidhje historike dhe tepër të ngushta me Rusinë dhe Serbinë deri kur u bashkua me NATO-n në vitin 2017.

Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti, një vit më parë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

You Might Also Like

Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane

Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta

Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh

Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi

Përgjigja e MPJ greke ndaj Zakharovës: “Pushtimi i Qipros është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”

Kosova Times August 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për sulm ndaj personit zyrtar

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
AGK-ja e kundërshton kufizimin e hapësirës së mediave në Kuvend
Pranimi tronditës i “kukullës së çeliktë” të Putinit: “Lufta në Ukrainë po e lodh Rusinë në çdo mënyrë” VIDEO
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orë
AAK mbledh të rinjtë e Suharekës, premtojnë 6% të GDP-së për arsim e edukim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?