By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel
December 18, 2025
Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës
December 18, 2025
Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës
December 18, 2025
Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …
December 18, 2025
Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori britanik në Serbi: S’ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadori britanik në Serbi: S’ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadori britanik në Serbi: S’ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/20 at 3:35 PM
Kosova Times Published August 20, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Edward Ferguson, tha se situata në Ballkan është e brishtë.

Ai në një intervistë për Kuririn serb ka shtuar se të gjithë kanë shpresuar për një progres pozitiv në procesin e dialogut Kosovë-Serbi por sipas tij në vend të kësaj janë parë vetëm tensione.

Ferguson theksoi se Britania e Madhe po i përcjell me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se Serbia ka përgjegjësi të veçantë të punojë për paqen dhe sigurinë, përcjellë Kosovo Online.

“Është një situatë shumë frustruese. Vetëm disa muaj më parë, në mars, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne e mbështetëm plotësisht procesin e dialogut nën kujdesin e BE-së dhe ShBA-së”.

“Të gjithë shpresonim se deri tani do të shihnim disa hapa konkretë, pozitivë përpara, të cilët do të ndihmonin në uljen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në vend të kësaj, ne kemi parë tensione në rritje, të cilat kanë çuar në lëndime serioze të pjesëtarëve të njësive të KFOR-it, të cilët të gjithë pajtohen se veprojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe qeveritë në Beograd dhe Prishtinë duhet të punojnë më shumë për të qetësuar situatën”.

Ambasadori britanik në Beograd shtoi se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës.

“Natyrisht, nuk ka përgjigje të lehtë, por në fund do të kërkohen zgjedhje të vështira dhe gatishmëri për kompromis”.

You Might Also Like

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

Presidenti Trump iu drejtua kombit

Kosova Times August 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Britania vë sanksione ndaj furnizuesve të ushtrisë së Rusisë

Kosova Times Kosova Times December 6, 2023
Kurti priti deputetin britanik Sobel, folën për sigurinë dhe mbrojtjen
Kusari-Lila: Nuk e kam lexuar artikullin, Basha nuk është kundër UÇK-së
Bloomberg: BE ka ngrirë asetet e rusëve në shumën prej 20.9 miliardë euro nën sanksione
Djali rrah nënën në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?