By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Myrtezani: Udhëzimi administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Myrtezani: Udhëzimi administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë
Ballina 1Lajme

Myrtezani: Udhëzimi administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/20 at 8:19 PM
Kosova Times Published August 20, 2023
Share
SHARE

Kur kanë kaluar rreth tre muaj nga marrja e mandatit, procedurat për largimin e kryetarëve të komunave veriore kanë nisur.

Grupi punues që është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ po punon intensivisht që ky Projekt – Udhëzim Administrativ të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal jo më larg se më 1 shtator.

Kryesuesi i këtij grupi punues, Besim Myrtezani, ka thënë për RTK-në se Udhëzimi Administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë.

“Udhëzimi administrativ parasheh hapat të cilët do të ndërrimren, iniciativën do të ketë të drejtë ta marrin 1, 2 apo 3 qytetarë. Të sigurojnë 20 përqind e votuesve të asaj komune për të filluar procesi. Nëse qytetarët sigurojnë 20 përqind të votimeve të asaj komune atëherë procesi do të shkojë për votim i cili do të organizohet nga KQZ për largimin e kryetarëve sipas vullnetit të qytetarëve. 20 përqind të votave duhet të sigurohen për të marr iniciativën pastaj 50 përqind plus 1 votë do të mundësojë largimin e kryetarëve nëse kjo do të arrihet”, tha ai.

Në anën tjetër, dy nga kryetarët e komunave veriore preferojnë dorëheqjen para peticionit.

Për këtë, Myrtezani thotë se nuk është më çështje e kryetarëve të komunave por e vullnetit të qytetarëve.

“Nëse kryetarët e komunave do të kenë vullnetin të largohen ajo është çështje e kryetarëve të komunave. Ne e bëjmë Udhëzimin Administrativ që u mundëson qytetarëve një të drejtë të tillë. Kjo çështje nuk është çështje më e kryetarëve të komunave por  është çështje e vullnetit të qytetarëve për largimin e kryetarëve”, tha ai.

Myrtezani sqaron se për largim të kryetarëve do të ketë proces të votimit, ndërsa 20 përqind e votave nevojiten vetëm për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

“Për ta sqaruar, nuk është 20 përqind e votuesve që mund ta largojnë kryetarin e një komune. Duhet të jetë 50 përqind plus një votë për ta mundësuar largimin e kryetarit të komunës. 20 përqindshi është vetëm iniciativa ndërsa për largimin e kryetarit duhet të ketë proces të votimit për largim i cili duhet të ketë 50 përqind plus një votë për largim”.

Largimi i kryetarëve të katër komunave veriore u hap rrugë zgjedhjeve të reja, për mbajtjen e të cilave Qeveria e Kosovës u dakordua me Bashkimin Evropian në takimin e Bratislavës.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times August 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Odat ekonomike: Fokusi i qeverisë, parandalimi i ikjes së fuqisë punëtore

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Golden Eagle Ylli kalon në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës
MAShT: Disa nxënës u larguan nga testi sepse përdorën telefonat
Sot shqyrtohen kandidaturat për emërim në Gjykatën Kushtetuese
Jeta në shkëmbinjtë që ngrihen më shumë se 300 metra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?