By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës
October 30, 2025
Kurti në Forumin e Paqe në Paris: NATO na çliroi, demokracia na zhvilloi
October 30, 2025
Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga
October 30, 2025
Basha: Planifikoja seancë të jashtëzakonshme nesër, por s`gjeta mirëkuptim
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama pretendon se nafta e zbuluar në Shqipëri ka cilësinë e naftës saudite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama pretendon se nafta e zbuluar në Shqipëri ka cilësinë e naftës saudite
Ballina 2Rajon / Botë

Rama pretendon se nafta e zbuluar në Shqipëri ka cilësinë e naftës saudite

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 3:50 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën se nafta e zbuluar në Shqipëri është “e një cilësie shumë të lartë, e ngjashme me atë premium të Arabisë Saudite”.

Duke folur në një konferencë për media më 23 gusht, Rama tha se shpimi ka arritur në 6.000 metra në thellësi të tokës pas një pune 10-vjeçare në zonën e Shpiragut, rreth pesë kilometra larg qytetit qendror të Shqipërisë, Berat.

“Rezerva është aty, në 6002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ende nuk është ndeshur në ujë, çka do të thotë se, sipas tij, sasia e naftës do të jetë e madhe.

“Sipas analizave të bëra në Holandë nga kompania SHELL, është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite”, theksoi ai.

Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut në Berat po kryhen nga kompania SHELL. Pritet të hapen mbi 15 puse. Kryeministri shqiptar tha se, paralelisht, do të bëhen kërkime për naftë edhe në zonën e Dumresë në Divjakë.

Kryeministri Rama parashikoi se ky zbulim do të sjelle një “përfitim të madh ekonomik dhe financiar”, dhe se investimi i përgjithshëm në rezervat e naftës do të shkojë në shtatë miliardë euro.

“Kjo pasuri do ketë ndikim tek pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë”, nënvizoi Rama.

Ai bëri të ditur se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL në lidhje me krijimin e infrastrukturës për nxjerrjen e naftës. Në momentin që do të nisë prodhimi do të ketë mbi 5 mijë të punësuar, sipas tij.

Edhe pse e pasur me rezerva nafte, Shqipëria nuk ka industri të përpunimit të saj. Nafta që nxirret përpunohet jashtë Shqipërisë dhe më pas importohet dhe shpërndahet në tregun vendas, me një çmim që rezulton të jetë më i shtrenjti në rajon.

Aktualisht një litër naftë kushton 190 lekë ose 1.90 euro.

You Might Also Like

Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj

Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Lukoil po shet kompaninë e saj jashtë vendit, përfshirë dhe në Serbi te kompania qipriote Gunvor Group, në pritje të miratimit të OFAC

Vuçiq kërkon një Dodik të ri?

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti për liberalizimin e vizave: U hoq një padrejtësi dhe u fitua një e drejtë e madhe

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Brenda galerive të lashta romake nën rrugët e Lisbonës
Mbi 33 kg kokainë në ngarkesën me banane në port
Borxhi i vjetër qon në përplasjen fizike mes dy familjeve në Barilevë
Inteligjenca gjermane dëgjoi negociatat midis Prigozhin dhe Lukashenka gjatë rebelimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?