By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varianti EG.5 i koronavirusit: A ka arsye për shqetësim?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Varianti EG.5 i koronavirusit: A ka arsye për shqetësim?
Ballina 2Shëndetësi

Varianti EG.5 i koronavirusit: A ka arsye për shqetësim?

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 5:21 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar si EG.5, është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende – nga Shtetet e Bashkuara deri në Kinë e Japoni. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë variant të interesit dhe është duke e monitoruar.

Paul Offit, drejtor i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të ShBA-së, tregon në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se sa i rrezikshëm mund të jetë ky variant, por shton se stina e dimrit do të jetë një tregues më i mirë për drejtimin që do të marrë koronavirusi, i cili ka shkaktuar vdekjen e gati 7 milionë njerëzve nga viti 2020.

Paul Offit: Nuk mendoj se ka arsye për shqetësim. Ky virus evoluon. Dhe, kur evoluon, ai e tejkalon imunitetin. Me fjalë të tjera, edhe nëse jeni të vaksinuar ose keni qenë të infektuar më herët, ju mund të zhvilloni simptoma të buta nga ky [variant] i virusit. Por, nëse jeni të shëndetshëm, duket se je ende të mbrojtur nga sëmundjet e rënda, çfarë do të thotë se nuk do të shtroheshit në spital, në njësinë e kujdesit intensiv, ose të vdisni…

Radio Evropa e Lirë: Po sa i rrezikshëm është EG.5 në krahasim me variantet e mëparshme?

Paul Offit: Nuk mendoj se është më i rrezikshëm. Ajo që bën, është se sulmon imunitetin, pra shmang mbrojtjen e ofruar nga infeksioni natyror ose vaksinimi, por nuk shkakton sëmundje të rëndë.

Radio Evropa e Lirë: Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar atë si variant të interesit. A mund të na shpjegoni se çfarë do të thotë kjo?

Paul Offit: Kur OBSh-ja thotë se është variant i interesit, kjo do të thotë se ajo është duke e përcjellë atë. Ajo do që të sigurohet se nuk ka evoluar sa për të shkaktuar sëmundje të rënda.

Radio Evropa e Lirë: Me afrimin e vjeshtës, hapjen e shkollave… a mund të rritet rreziku?

Paul Offit: Mendoj se të rinjtë që shkojnë në shkollë, duhet të vaksinohen. Ata nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për doza përforcuese, por patjetër duhet të vaksinohen. Nëse janë të vaksinuar, atëherë janë të mbrojtur nga sëmundjet e rënda.

Radio Evropa e Lirë: Me shfaqjen e varianteve të reja vazhdimisht, a mund të bëjnë vaksinat apo dozat përforcuese ndonjë dallim?

Paul Offit: Mendoj se njerëzit që janë në kategoritë me rrezik të lartë, si: të moshuarit, ata me imunitet të komprometuar, ose që kanë probleme të shumta shëndetësore, përfitojnë patjetër nga dozat përforcuese. Ky virus do të jetë me ne për dekada të tëra dhe do të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të lehta çdo vit. Qëllim i vaksinës është t’ju mbrojë nga sëmundjet e rënda. Dhe, deri më sot, duket se vaksinat po e bëjnë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund ta ndryshojnë variantet në zhvillim të koronavirusit kursin e tij?

Paul Offit: Mendoj se kursi i pandemisë do të ndryshojë nëse koronavirusi evoluon në atë mënyrë që nuk i njeh qelizat T [qeliza këto që i ndihmojnë sistemit imunitar t’i luftojë mikrobet dhe viruset dhe ta mbrojnë organizmin nga sëmundjet].

Nëse kjo ndodh, atëherë bëhet fjalë për një virus krejt të ri dhe ne do të duhet të fillojmë përsëri nga e para dhe ta imunizojmë gjithë popullsinë, sepse imuniteti që do ta ketë, nuk do të jetë adekuat. Do të ishte sikur një pandemi e dytë.

Radio Evropa e Lirë: Po në lidhje me numrin e vdekjeve tani?

Paul Offit: Mendoj se ky dimër do të na mësojë shumë se ku qëndrojmë, sepse tani ndoshta kemi rreth 98% imunitet të popullsisë që është arritur ose nga infeksioni natyror, ose nga vaksinimi. Por, do të shohim nëse do të kemi rritje të numrit të hospitalizimeve dhe vdekjeve në dimër.

Radio Evropa e Lirë: Pra, koronavirusi është këtu për të qëndruar?

Paul Offit: Po, është këtu për të qëndruar. Aktualisht, janë katër lloje të koronaviruseve që qarkullojnë në botë. Njëri prej tyre është futur në popullatën njerëzore në fund të viteve 1700, tjetri në fund të viteve 1800. Pra, mund të supozojmë se ky koronavirus do të jetë me ne me dekada, nëse jo me shekuj.

Radio Evropa e Lirë: A funksionojnë ende testet e shpejta?

Paul Offit: Po, testet e shpejta vazhdojnë të funksionojnë.

You Might Also Like

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Axhenda ndërkombëtare

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Ushtria ruse sulmon qytetin e Samarës. Ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Brenda spitalit në Ferizaj: Lagështi, ushqime të pasigurta, orendi të vjetra

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
Futbolli bashkon të rinjtë, familjet, përfaqësuesit institucionalë dhe ndërkombëtarë
2023-ta e Kosovës në statistika
ATK thirrje TAXI-ve: Pajisuni me sistem fiskal
Ky çaj është një aleat i provuar kundër dhimbjeve të kokës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?