By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tifozet e KF LLapi kërkojnë sqarim publik nga klubi i tyre rreth zhdukjes se biletave
May 22, 2025
Kurti në darkë pune me Kallasin
May 22, 2025
Nderohen të rënët në masakrën në burgun e Dubravës
May 22, 2025
Autobusë të linjave ndërkombëtare pa kontrolle teknike, policia i gjobitë
May 22, 2025
Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse lëshimi i satelitëve të Koresë së Veriut është kaq kundërthënës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Pse lëshimi i satelitëve të Koresë së Veriut është kaq kundërthënës?
Ballina 2Gjeopolitikë

Pse lëshimi i satelitëve të Koresë së Veriut është kaq kundërthënës?

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 6:21 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Reuters

Koreja e Veriut duket se po përgatitet për përpjekjen e dytë të lëshimit të një sateliti vëzhgues gjatë këtij viti, një veprim që mund të jetë po aq kundërthënës sa testimet e armëve të tjera.

Përpjekja e 31 majit – që ishte lëshimi i parë i Koresë së Veriut i një sateliti që tillë që nga viti 2016 – përfundoi me një dështim të madh, pasi raketa e re Chollima-1 u përplas në det.

Më 22 gusht, Koreja e Veriut i tha Japonisë se do të lëshojë satelitin e ri midis 24 gushtit dhe 31 gushtit, duke nxitur kritika nga Japonia dhe Koreja e Veriut.

Nëse Pheniani e lëshon këtë satelit, atëherë do të përbënte përpjekjen e dytë të këtij lloji brenda vitit.

Në këtë tekst mund të mësoni lidhur me garën hapësinore të Koresë së Veriut dhe pse është kaq kundërthënëse:

Ambiciet hapësinore

Që nga viti 1998, Koreja e Veriut ka lëshuar gjashtë satelitë, dy prej të cilëve duket se janë vendosur në mënyrë të suksesshme në orbitë. Lëshimi i fundit i suksesshëm ishte në vitin 2016.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se sateliti dukej se ishte nën kontroll, por kishte debate të shumta nëse sateliti kishte dërguar ndonjë transmetim.

Ekspertët thanë se Koreja e Veriut kishte përdorur në tri lëshimet e fundit shtytësin e raketave të llojit Unha-3, por një platformë e re për lëshimin e raketave, qartazi është ndërtuar për një raketë më të madhe.

Pas lëshimit të satelitit më 2016, një zyrtar i lartë i agjencisë hapësinore të Koresë së Veriut deklaroi se shteti po planifikonte që deri më 2020 të dërgonte në orbitë satelitë më të avancuar dhe përfundimisht “të vendoset flamuri [i Koresë së Veriut] në Hënë”.

Gjatë një kongresi të partisë të mbajtur në janar të vitit 2021, lideri verikorean, Kim Jong Un, paraqiti një listë dëshirash, ku përfshihej edhe zhvillimi i satelitëve ushtarakë të vëzhgimit.

Raketa Chollima-1 duket se është një dizajn i ri dhe ka shumë të ngjarë që përdor motorë me karburant të lëngshëm, e me dy gryka. Këto lloje motorësh janë zhvilluar për raketën balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut, të quajtur Hwasong-15, thanë analistët.

Koreja e Jugut ka arritur të marrë nën posedim disa nga copëzat e Chollima-1 – që u përplas në det – përfshirë edhe pjesë të satelitit. Megjithatë, Seuli nuk ka publikuar detaje nga gjetjet, por ka thënë vetëm se sateliti kishte pak vlerë ushtarake.

Teknologji me përdorim të dyfishtë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kanë cilësuar testet e fundit të sistemeve satelitore të kryera nga Koreja e Veriut shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këto rezoluta ndalojnë zhvillimin e çdo teknologjie që mund të përdoret në programet e raketave balistike të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut tha se programi i saj bërthamor dhe aktivitetet e mbrojtjes janë të drejta të saj sovrane.

Kur lëshoi satelitin më 2016, Koreja e Veriut ende nuk kishte testuar raketa balistike ndërkontinentale. Lëshimi i satelitit ishte dënuar nga qeveritë e ShBA-së dhe Koresë së Jugut, që e cilësuan si test të fshehur të teknologjisë së raketave që janë të afta të godasin territorin e ShBA-së.

Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka zhvilluar dhe ka testuar tri lloje të raketave balistike ndërkontinentale dhe tani duket e përkushtuar që të vendosë në hapësirë satelitë funksionalë. Një gjë e tillë nuk do t’i ofronte vetëm informacione më të mira të inteligjencës për armiqtë e saj, por do të ishte edhe dëshmi se mund të konkurrojë me fuqitë e tjera në rajon, thanë analistët.

Koreja e Veriut mund të përdorë satelitë të tillë që të shënjestrojë në mënyrë më efektive Korenë e Jugut dhe Japoninë, apo për të kryer vlerësime për dëme gjatë një lufte të mundshme, tha Ankit Panda nga instituti për Paqe Ndërkombëtare Carnegie me seli në ShBA.

Në anën tjetër, nëse Koreja e Veriut përmes satelitëve të saj mund të verifikojë që ShBA-ja dhe aleatët e saj nuk po synojnë që ta sulmojnë, kjo mund të ulë tensionet dhe të krijojë stabilitet, shtoi ai.

You Might Also Like

Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend

Axhenda ndërkombëtare

Ish-këshilltari i ish-presidentit ukrainas Janukoviç është qëlluar për vdekje në periferi të Madridit

Çitaku: Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti

Rubio: Luftë civile me përmasa epike mund të fillojë në Siri brenda disa javësh

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Kuibyshev pas një sulmi me dron

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
Murati: Pensionet për kategoritë e luftës ekzekutohen me rritje prej 20%
Gjermania i bën thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime ushtarake kundër Izraelit
Kurti mirënjohje Gjermanisë për mbështetje ndaj Kosovës për KiE
Talibanët thonë se kanë këmbyer të burgosur me Amerikën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?