By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet se edhe Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Raportohet se edhe Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16
Uncategorized

Raportohet se edhe Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 3:51 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Norvegjia ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë, njoftuan mediat norvegjeze të enjten.

Mediat norvegjeze nuk cituan ndonjë burim, e as nuk treguan për sa aeroplanë luftarakë bëhet fjalë, apo për datën se kur do t’i dhurohen ata Kievit, i cili është duke e kryer një kundërofensivë kundër forcave pushtuese ruse në lindje të vendit.

E kontaktuar nga AFP, një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë nuk ka mundur “as ta konfirmojë, e as ta mohojë” lajmin.

Ky lajm vjen në ditën kur kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, e bëri një vizitë befasuese në Kiev më 24 gusht, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Gjatë vizitës së tij, Norvegjia njoftoi se do ta furnizojë Kievin me raketa kundërajrore Iris-T, pajisje çminimi, dhe do ta ndihmojë me një pako në vlerë prej 141 milionë dollarësh për blerjen e gazit dhe rrymës këtë dimër.

Por, nuk pati njoftim zyrtar për avionët luftarakë F-16. Kryeministri Store pritet të flasë në një konferencë për media në Kiev pasditen e së enjtes.

Nga 57 avionët luftarakë F-16 që Norvegjia i ka nxjerrë në shitje zyrtarisht, 32 u janë shitur tashmë Rumanisë dhe 12 grupit amerikan, Draken International, por ende nuk u janë dorëzuar atyre.

Nëse lajmi i transmetuesve NRK dhe TV2, dhe i gazetës Aftenposten konfirmohet, Norvegjia do të bëhet shteti i tretë, pas Danimarkës dhe Holandës, që i dhuron avionë luftarakë F-16 Ukrainës.

Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

You Might Also Like

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha

Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Reklamimi i barnave pa licencë duke përdorur imazhet e mjekëve

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
Kurti kërkon mbështetje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Për mediat serbe pushimet në jug të Shqipërisë janë tronditëse-ja pergjigjet e komentuesve
Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc
Trump i thotë turmës se është republikani i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?