Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje pesë persona në fshatin Llapushnik të Drenasit nën dyshimin se kanë kanosur një person tjetër.
“Policia ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar’, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.