By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare
November 18, 2025
Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
November 18, 2025
Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës
November 18, 2025
Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci: Do jem i përkushtuar në arritjen e katër objektivave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maqedonci: Do jem i përkushtuar në arritjen e katër objektivave
Ballina 1Lajme

Maqedonci: Do jem i përkushtuar në arritjen e katër objektivave

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 4:30 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se gjatë këtij mandat do jetë i përkushtuar në arritjen e katër objektivave kyçe, që kryesisht ndërlidhen me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në konferencën e parë të tij për medie, Maqedonci në dy objektivat e para përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet këtyre dy institucioneve, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë këtij gjysmë mandati që do ta drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, do të jem i përkushtuar që të vazhdoj arritjen e katër objektivave kyçe, dy që kryesisht lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dy të parat do të jenë fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike, do përkushtohemi në vazhdimësi që të bëjmë fuqizimin e mbikëqyrjes demokratike, normalisht duke implementuar politikat e mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës. E dyta do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, duke bërë kështu që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të rrisin bashkëpunimin në aspektin strategjik me partnerët dhe aleatët tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Maqedonci para mediave.

Ndërkaq, sa i përket dy pikave tjera që ndërlidhen me FSK-në, Maqedonci i vuri theks zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe ruajtjen e kapaciteteve aktuale.

“Dy objektivat tjera që lidhen me zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dy, pra zhvillimi i kapaciteteve ushtarake, kryesisht ato që lidhen me këmbësorinë. Kapacitetet e reja do të ndërtohen në përputhje me standardet e NATO-s e në bashkëpunim me aleatët. Objektivi tjetër ka të bëjë me forcën, është ruajtja e kapaciteteve aktuale”, theksoi tutje Ministri i Mbrojtjes.

Derisa më tej, Maqedonci tha se në vazhdimësi do të ketë qasje bashkëpunuese me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kujtojmë se Ejup Maqedonci është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes në Kosovë, pas dorëheqjes së ministrit, Armend Mehaj.

You Might Also Like

LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së

Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

Tragjikisht ndërron jetë veprimtari Lumni Lushaj

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

‘Monumentet natyrore – trungjet e vjetra’ në pulla postare

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Ministri amerikan i Mbrojtjes bëri një vizitë të papritur në Kiev: “Erdha për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm”
Arrestohet një 6-vjeçar pasi qëlloi me armë një mësuese në ShBA
Kurti: Astriti, simbol i përpjekjes për një shoqëri të drejtë e të lirë
UP feston 55-vjetorin, çmohet rezistenca akademike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?