By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg
Ballina 2Rajon / Botë

Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 2:48 PM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Është rritur në 73 numri i të vdekurve nga zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.

Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se më shumë se 50 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e hershme të 31 gushtit.

“Aktualisht i kemi 73 të vdekur. Kurse janë edhe 52 të lënduar, të cilët janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimit Emergjent.

Mulaudzi bëri të ditur se zjarri tashmë është shuar dhe se operacioni i kërkimit është duke u zhvilluar në ndërtesën e nxirë në qendër të Johanesburgut.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, theksoi ai.

“Po shkojmë nga kati në kat për t’i tërhequr trupat. Kjo është një ditë e trishtueshme për qytetin e Johanesburgut. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë 20 vjetëve sa jam në shërbim”, theksoi Mulaudzi.

Zjarri vdekjeprurës që tronditi jugafrikanët

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që njerëzit nga ndërtesa janë evakuuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin vendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në këtë objekt.

Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.

Uzurpimi i jashtëligjshëm i ndërtesave të papërdorura në qendër të qytetit është i madh dhe thuhet se shumë prej tyre janë nën kontrollin e sindikatave kriminale, të cilët marrin qira nga banuesit.

Në qershor, zjarri në një ndërtesë të vjetruar në Johanesburg la të vdekur dy fëmijë nën moshën 10-vjeçare, të cilët kishin mbetur të ngujuar në një banesë.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
Gazetaret rus publikojne nje hulumtim: Pallati luksoz i Putinit po rinovohej në fshehtësinë më të rreptë nga firma e një kroati të fuqishëm (FOTO/VIDEO)
OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah
Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë
Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?