By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dora e djathtë e Prigozhinit në Wagner varroset në heshtje pranë Moskës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dora e djathtë e Prigozhinit në Wagner varroset në heshtje pranë Moskës
Ballina 2Rajon / Botë

Dora e djathtë e Prigozhinit në Wagner varroset në heshtje pranë Moskës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 2:46 PM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Bashkëthemeluesi dhe komandanti ushtarak i grupit mercenar rus Wagner, Dmitry Utkin, u varros më 31 gusht pranë Moskës, pasi vdiq pas rrëzimit të avionit që vrau edhe shefin e tij, Yevgeny Prigozhinin.

Dmitry Utkin, 53 vjeç, nofka “Wagner” e të cilit ia dha emrin ushtrisë mercenare, u varros në Mytishchi, në periferi të Moskës, në një ceremoni të rrethuar nga policia ushtarake ruse, sipas uebfaqes së lajmeve Shot.

Prigozhini ishte varrosur më 29 gusht në një ceremoni po aq të heshtur në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, që ishte në kontrast të thellë me personalitetin e tij të zhurmshëm në rrjete sociale.

Përpara se të ndihmonte për ta themeluar Wagnerin si krahu i djathtë të Prigozhinit, Utkin shërbeu si oficer i forcave speciale në shërbimin e inteligjencës ushtarake GRU, ku mbante gradën e nënkolonelit.

Ai luftoi për Wagnerin për t’i mbështetur fushatat ushtarake të Moskës në Siri dhe Ukrainë dhe u fotografua në vitin 2016 në Kremlin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Në fund të qershorit, një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Utkin ishte udhëheqësi i një grupi të armatosur të kryengritësve të Wagnerit që marshuan drejt Moskës për ta mbështetur kërkesën e Prigozhinit që udhëheqja ushtarake e Rusisë të jepte dorëheqje për dështimet e saj në atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Rebelimi jetëshkurtër paraqiti sfidën më të madhe për pushtetin e Putinit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999, duke e shtyrë presidentin rus t’i akuzonte autorët e rebelimit për “tradhti” dhe “thikë pas shpine”.

Utkin, Prigozhin dhe kreu i logjistikës i Wagner, Valery Chekalov, ishin në mesin e dhjetë personave që vdiqën kur avioni privat Embraer Legacy 600 i Prigozhinit u rrëzua nga qielli në veri të Moskës më 23 gusht.

Shumë kritikë të Putinit kanë vdekur në rrethana të paqarta gjatë 23 viteve të tij në pushtet, ose për pak i kanë shpëtuar vdekjes.

Kremlini thotë se të gjitha shkaqet e mundshme të rrëzimit do të hetohen, por ka hedhur poshtë si një “gënjeshtër absolute” sugjerimin se Putini urdhëroi vdekjen e Prigozhinit dhe njerëzve të tij.

Pasi një marrëveshje i kishte dhënë fund kryengritjes, Utkin kishte thënë në një fjalim para luftëtarëve të Wagnerit: “Ky nuk është fundi. Ky është vetëm fillimi i punës më të madhe në botë që do të kryhet shumë shpejt”, duke shtuar në anglisht: “Dhe mirësevini në ferr!”.

You Might Also Like

Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin

Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse

Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Nestlé shkarkon drejtorin ekzekutiv për ‘lidhje romantike të padeklaruar’

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJD është e angazhuar në rastin e Dakaj, por kërkon nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit nëpër Serbi

Kosova Times Kosova Times January 10, 2024
Gratë deputete dënojnë gjuhën e deputetit Abazi ndaj Mimoza Kusarit
Kosova, ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave
Dolen pamjet e para nga vendi i të shtënave, gjashtë persona janë vrare për këtë arsye?!
Osmani kërkon heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?