By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia
Rajon / Botë

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat se tentoi t’i përmbysë zgjedhjet në Xhorxhia

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 8:01 PM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u deklarua i pafajshëm më 31 gusht lidhur me akuzat se tentoi në mënyrë të paligjshme t’i përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe tha se nuk do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të javës së ardhshme.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Fultonit, Scott McAfee, kishte caktuar seancat dëgjimore për Trumpin dhe 18 të tjerët të akuzuar në këtë rast për 6 shtator. Por, një dokument i publikuar tani bën të ditur se Trump nuk do të ketë nevojë të paraqitet në atë seancë.

Vendimi për mos u paraqitur personalisht bën që ish-presidenti republikan të mos detyrohet të deklarohet i “pafajshëm” në një sallë gjyqi. Gjykatat në Xhorxhia kanë rregulla mjaft të lehta për lejimin e kamerave televizive në sallën e gjyqit dhe ky hap do të thotë që Trump nuk do të duhet të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij në televizion.

Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden.

Rasti i Xhorxhias përbën aktakuzën e katërt të ngritur ndaj Trump. Ai përballet me një gjyq në Nju Jork lidhur me një pagesë të bërë ndaj një ylli të pornografisë dhe një gjyq në Florida për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara federale.

Një tjetër aktakuzë, në Uashington, e akuzon atë për përpjekje të paligjshme për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Prokurori i posaçëm Jack Smith ka kërkuar që gjyqi të nisë në janar, por ende nuk është caktuar një datë.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ushtari britanik, në vitin 1999 fituan zemrat e kosovarëve

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Arrestohet 35-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e një veture në Kaçanik
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
Kelmendi pas vendimit të ri të ARBK-së: Ata e kanë fuqinë e pushtetit, ne e kemi pushtetin e fjalës
Rusia do të ndërtojë central bërthamor “jetik” në Uzbekistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?