By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Çnjerëzore”: Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Çnjerëzore”: Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim
Ballina 2Rajon / Botë

“Çnjerëzore”: Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim

Kosova Times
Last updated: 2023/09/01 at 7:43 AM
Kosova Times Published September 1, 2023
Share
SHARE

Mijëra familje dynden çdo vit pranë liqeneve me ngjyrën blu të kristaltë dhe shkëmbinjve të lartë në Band-e Amir, një nga parqet kombëtare më të njohura në Afganistan.

Midis vizitorëve ishte edhe familja e Zahra Qumbri, një gruaje të re që jeton në provincën qendrore të Bamiyanit, ku ndodhet parku.

Por, Qumbri nuk do të mund ta vizitojë më këtë park, pasi talibanët, më 26 gusht, ndaluan hyrjen e të gjitha grave në Band-e Amir – veprim që ka shkaktuar zemërim të madh.

“Ky është një akt mizor që është edhe i palogjikshëm dhe çnjerëzor”, tha Qumbri për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Në dy vjetët e fundit, gratë janë larguar nga të gjitha aktivitetet kulturore, ekonomike dhe politike”.

Ky vendim shihet si përpjekja e fundit për t’i fshirë gratë afgane nga jeta publike. Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët ua kanë ndaluar grave arsimimin dhe shumicën e formave të punësimit dhe kanë vendosur kufizime të rrepta për lirinë e lëvizjes dhe paraqitjes së tyre në publik.

“Ne jemi praktikisht nën arrest shtëpiak”, tha Qumbri. “Ato [ndalimet] po rriten gradualisht dhe po shtrëngojnë kufizimet kundër grave afgane. Ata po na varrosin të gjalla”.

“Hixhabi është vetëm një justifikim”

Vendimi i fundit hyri në fuqi menjëherë pasi Mohammad Khalid Hanafi, ministri i talibanëve për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve, deklaroi se gratë që vizitonin Band-e Amir nuk e mbanin hixhabin e detyrueshëm, ose shaminë islame të kokës, siç duhet.

“Shëtitja nuk është një domosdoshmëri për gratë”, tha Hanafi, i cili urdhëroi luftëtarët talibanë të mos e lejojnë asnjë grua të hyjë në park.

Mohammad Khalid Hanafi, ministri i talibanëve për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve
Mohammad Khalid Hanafi, ministri i talibanëve për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve

Gul Bakht Nejati, një grua që jeton në Bamiyan, tha se luftëtarët talibanë po ua ndalonin disa grave hyrjen në Band-e Amir edhe përpara se të shpallej vendimi për një gjë të tillë.

“Të gjithë ato që shkonin atje merreshin në pyetje”, tha ajo, duke shtuar se gratë u urdhëruan ta dëshmonin marrëdhënien e tyre me burrat që i shoqëronin. “Nëse shoqëroni burrin tuaj, duhet të keni me vete certifikatën e martesës sepse talibanët gjithmonë do t’ju marrin në pyetje”.

Taranum Saeedi, një aktiviste afgane për të drejtat e grave, thotë se talibanët po përdorin shkeljet e pretenduara të grave në rregullat për hixhabin si një justifikim për të pakësuar më tej qasjen e grave në vende publike. Vitin e kaluar, talibanët gjithashtu ua ndaluan grave përdorimin e palestrave dhe shkuarjen në banja publike dhe paraqet e qytetit.

“Gratë afgane kanë mbajtur gjithmonë hixhabin islamik”, tha Saeedi për Radio Azadi. “Por, talibanët janë një grup mizogjen dhe shtypës”.

Më shumë vuajtje

Vendimi i fundit i talibanëve ka të ngjarë të shkaktojë një rënie të konsiderueshme në numrin e njerëzve që vizitojnë Band-e Amir, një destinacion kryesor turistik në Afganistan. Pronarët e bizneseve vendase që varen nga turizmi kanë frikë se jetesa e tyre do të dëmtohet.

“Dyqanet tona tani do të duhet të mbyllen”, i tha Radio Azadi një grua që ka një dyqan pranë njërit prej gjashtë liqeneve në parkun kombëtar. Ajo foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

Në vitin 2009, Band-e Amir u bë parku i parë kombëtar zyrtar i Afganistanit. Katër vjet më vonë, disa roje gra u punësuan në park, për herë të parë në Afganistan. Numri i turistëve vendas që vizitonin parkun po rritej vazhdimisht deri në pushtimin e talibanëve.

“Kjo është thjesht mizore”, tha për Radio Azadi Hogai Amil, një shkrimtare afgane dhe aktiviste për të drejtat e grave. “Kjo është një tradhti ndaj kulturës dhe vlerave tona njerëzore”.

You Might Also Like

Shefi i Pentagonit premton një riorganizim të madh ushtarak

Rusia po përgatitet të blejë benzinë ​​jashtë vendit për shkak të mungesës

Trump e quajti Medvedevin një “njeri budalla” për kërcënimet e tij bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara

Kellogg: SHBA-të po ia komunikojnë qëndrimin e tyre Putinit përmes Lukashenkos

Ambasadori i Afrikës së Jugut hidhet nga kati i 22-të i hotelit, çfarë thonë hetimet

Kosova Times September 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për veprën penale vrasja e rëndë

Kosova Times Kosova Times July 23, 2025
Rusia lëshoi ​​raketa në Zaporozhye dhe Dnieper
Katërmbëdhjetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut në prag të sulmit tokësor
BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?