By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri
August 22, 2025
BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike
August 22, 2025
Bllokada politike rrezikon krizë buxhetore e pasoja në zhvillimin ekonomik
August 22, 2025
Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
August 22, 2025
QUINT dhe BE reagojnë pas mos-certifikimit të Listës Serbe
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore
Ballina 1Lajme

Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 2:09 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Debati parlamentar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore të nxënësve të shkollave fillore ka dështuar të mbahet, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk morën pjesë.

Seanca e jashtëzakonshme e 4 shtatorit u thirr nga partitë opozitare.

Viti i ri shkollor në Kosovë nisi më 1 shtator. Por, për dallim nga 15 vjetët e fundit, furnizimi me tekste shkollore kësaj radhe nuk sigurohet nga shteti.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përgjegjësia për blerjen e teksteve shkollore u takon prindërve, të cilët do të rimbursohen përmes platformës qeveritare, E-Kosova.

Pavarësisht se debati dështoi të mbahej, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u dha fjalën përfaqësuesve të partive, të pranishme në Kuvend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se me subvencionim të teksteve shkollore, MAShTI ka bërë shkelje ligjore.

Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka lënë nxënësit pa tekste mësimore, përderisa deputetët e partisë në pushtet po i ikin ballafaqimit në Kuvend.

“A mund të na tregojë ministrja [e Arsimit, Arbërie Nagavci] se a ka interesa personale, financiare apo të tjera që prej 4.8 milionë eurosh, koston e ka bërë 12.5 milionë euro për t’ua dhënë atyre që i kritikonte, kinse shtëpive botuese”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, ish-ministrja e Arsimit, aktualisht deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, pyeti se “prej kujt po ik Qeveria”.

Ministria e Arsimit, sipas saj, ka dështuar të bëjë “pazar” me shtëpitë botuese për furnizim me tekste shkollore, prandaj, sipas Bajramit është krijuar kjo situatë. Ajo tha se viti shkollor mund të përfundojë dhe disa nxënës mund të mos i kenë të gjitha tekstet shkollore.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzoi ekzekutivin për mungesë guximi “për t’u ballafaquar me të vërtetën”, pasi sipas tij, tekstet nuk janë në shkolla, por në librari.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, më 24 gusht ka thënë se institucioni që ajo drejton, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e disa botuesve.

Subvencionimi i teksteve shkollore

MAShTI ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Për subvencionim të teksteve dhe materialeve tjera të nevojshme, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Numri i nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën në Kosovë llogaritet të jetë 213.000.

KMLDj kërkon që rasti të sqarohet deri në fund

Për situatën e krijuar me furnizimin me tekste shkollore ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj). Përmes një komunikate për media, ky institucion ka kërkuar që rasti të sqarohet deri në fund dhe mos të mbetet vetëm si përplasje midis pushteti dhe opozitës.

“MAShTI duhet të sqarojë se përmes kësaj forme të kompensimit, a ka arritur të kursejë mjete nga buxheti i Kosovës”, u tha në komunikatë.

KMLDNj tha se nëse del që kjo formë e pajisjeve me tekste shkollore është më e kushtueshme sesa forma paraprake, atëherë duhet të ketë një hetim dhe të përcaktohet përgjegjësia në të gjitha nivelet.

You Might Also Like

BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike

Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

QUINT dhe BE reagojnë pas mos-certifikimit të Listës Serbe

Hyseni nderon Fatmir Mehmetin me titullin “Nderi i Qytetit”

Shiu krijon probleme në rrugën “Hilmi Rakovica” në Breg të Diellit

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
Kurti: Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme
Vdekja misterioze e njeriut te Putinit
Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur
Avionët F-16 të ushtrisë polake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?