By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
June 1, 2025
Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”
June 1, 2025
Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë
June 1, 2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
June 1, 2025
Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku për Kurtin: Në vend të përrallave për zhvillim, le të flasë për dimrin e vështirë energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku për Kurtin: Në vend të përrallave për zhvillim, le të flasë për dimrin e vështirë energjetik
Ballina 1Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Në vend të përrallave për zhvillim, le të flasë për dimrin e vështirë energjetik

Kosova Times
Last updated: 2022/10/09 at 9:47 PM
Kosova Times Published October 9, 2022
Share
SHARE

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e kupton ekonominë, por e kupton propagandën.

“Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën”, ka shkruar Abidixhiku.

Abdixhiku këshilloi Kurtin që të del për të folur me qytetarët, në mënyrë që t’i kuptojë problemet që kanë.

“Albin Kurti flet për zhvillim ekonomik i shkëputur nga realiteti shoqëror në vend. Nga zyra e tij, rryma është tani e lirë, produktet bazike mbesin me taksë, punëtorët s’merritojnë paga më të larta, e zhvillimi është i mundshëm veç me fjalë. Kështu ai tregon se as nuk i njeh e as nuk i kupton hallet e qytetarëve të vet. Një kryeministër i denjë do të njihte krizën për fillim. Një kryeministër i mbarë do të pranonte vështirësitë që qytetarët kanë sot. Le të dalë të flasë me njerëzit e këtij vendi për të kuptuar papërballueshmërinë. Le të flas me punëtorë e ta kuptojë se si mbijetohet sot në këtë rritje të frikshme të çmimeve. Le të flas me ta për ikjet masive, për kolapsin në ekonomi, për krizat në arsim e dështimet në shëndetësi. Mbi të gjitha në vend të përrallave për zhvillim, le t’iu flasë për dimrin e vështirë energjetik tek i cili po i futë njerëzit tërësisht pa përgatitë.

I pari i LDK-së tha se në dy vitet e qeverisjes së Kurtit janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend.

“Që nga dita e parë e tij e punës e deri më sot, çmimet janë rritur për 20%. Ky numër është rekord. I paparë ndonjëherë. Produktet bazike si buka, mielli, qumështi, vaji, vezët, rryma e derivatet janë sot dy-tre fish më shtrenjtë se sa që ishin dy vite më parë. Por ai këtë rritje të çmimeve nuk e sheh. Inflacionin, madje, e interpreton si sukses; thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve për 20% e janë rritur të hyrat e buxhetit për 20%. Nuk është rritur as qarkullimi e as të hyrat – në terma real – janë rritur vetëm çmimet. Dhe atë për 20%”, shkroi Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku tha se Kurti preferon të përmendë rritjen e eksportit për 300 milionë, por qëllimisht nuk përmend rritjen e importit për 2 miliardë e 300 milionë.

“Flet për rritje ekonomike në vend, por sipas Bankës Botërore, Kosova – përjashto pandeminë – do të shënojë sivjet rritjen më të ulët ekonomike në 10 vjet. Me vetëm 3.1% rritje, për herë të parë në një dekadë, vendi ynë do të ketë rritje nën mesataren e asaj në Ballkan. Kaq është zhvillimi i tij sivjet”.

“Investimet kapitale në vend, ato që shtyjnë vërtetë ekonominë, janë në realizimin më të ulët historik. Edhe gjatë kohës së pandemisë e mbylljes totale në vend, Kosova kishte realizm më të lartë se që ka sot. Mendojeni pak këtë; të punosh më pak se në pandemi. Me vetëm 9% punë të kryera nëpër ministri, ai ka bllokuar ekonominë. Sot mbanë 700 milion euro në bankë, pa e kuptuar se me inflacion prej 20% i ka zhvlerësuar mbi 140 milionë euro prej tyre”.

“Jemi në krizë!”, përfundoi Abdixhiku.

You Might Also Like

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore

Banorët ndihen të rrezikuar, kërkojnë pengesa për ngadalësim të trafikut

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Kosova Times October 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjenerali italian: Pa trupat amerikane është si të fluturosh pa parashutë – mundesh, por je ne rrezik serioz

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen 182 kilogram marihuanë
Rusët sulmuan Ukrainën natën me 99 dronë dhe raketa. Tre të vrarë gjatë armëpushimit
Guvernatori ia sqaron shefit të Zyrës së BE-së Rregulloren e re të BQK-së
KQZ-ja siguron zyrat për votim në katër komunat e veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?