By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Kryetarët në veri të japin dorëheqje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Kryetarët në veri të japin dorëheqje
Ballina 1Lajme

Analistët: Kryetarët në veri të japin dorëheqje

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 9:00 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Kryetarët aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duhet të japin dorëheqje. Ky është vlerësimi i analistëve në vend, si një nga zgjidhjet më praktike para caktimit të datës së zgjedhjeve në këto komuna. Ata vlerësojnë se procedura për organizim të peticionit është kosto e dyfishtë.

Ndonëse Udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve të katër komunave në veri të Republikës, shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni, do duhej të ishte gati më 1 shtator, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Megjithatë javën e kaluar një draft i këtij udhëzimi është dalë për konsultim publik, për të cilin është thënë se ndodhet në fazën finale para miratimit.

Dokumenti, i cili mendohet se do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja në veri të vendit, parasheh format e shkarkimit të një kryetari të komunës përmes peticionit dhe përqindjen e nënshkruesve.

Për, politologun Fidan Ukaj, formën e shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit e ka cilësuar si të gabuar, duke thënë se kërkesat e BE-së dhe SHBA-së në vazhdimësi kanë qenë caktimi sa më parë  i datës së zgjedhjeve në veri.

“…Zgjidhja është takimi me kryetarët e atyre komunave, shtyrja në dorëheqje dhe caktimi i datës së zgjedhjeve…”, deklaroi politologu Fidan Ukaj.

Analisti Gazmir Rraci thotë se Qeveria po i zbaton të gjitha ujditë që kanë dalë nga takimi i Bratislavës.

“Nëse është në kuadër të ligjeve, ato mund të organizohen natyrisht qeveria e ka për detyrë me gjet zgjidhje ligjore konform kushtetutës, por me rëndësi është që Kosova ka pranuar zotimet e Bratislavës dhe shumicën e pikave është duke i zbatuar…”, tha Rraci.

Ndërkohë, në  Institutin Demokratik të Kosovës thonë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit, do të kishte kosto të dyfishtë për vendin.

“Ofrim i dorëheqjeve do t’i ofronte qytetarëve që të shprehin vullnetin i tyre… ndërsa aktualisht fokusi institucional është tek metoda me peticion, e cila do të ketë kosto të dyfishtë për shkak se do të organizohen dy procese zgjedhore, dhe Kosova nuk do të arrijë ta përmbyllë procesin brenda afatin kohor siç është zotuar në kuadër të procesit të dialogut në Bratislavë”, tha Eugen Cakolli nga KDI.

Njëra prej kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar është mbajta sa më parë e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

You Might Also Like

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
Kane: Një mundësi e humbur
Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, në Shtëpinë e Operas Mbretërore
I huaji i dënuar në Gjermani për shpërndarje të materialeve pornografike, kapet në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?