By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Nismës së Tri Deteve zotohen se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtetet e Nismës së Tri Deteve zotohen se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Shtetet e Nismës së Tri Deteve zotohen se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 1:39 PM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nga Evropa Qendrore dhe Lindore i kanë bërë thirrje Rusisë që të tërheqë, pa kushte, trupat e saj nga Ukraina dhe janë zotuar se do ta mbështesin Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme” në mënyrë që të zmbrapsë pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Moska.

Në një deklaratë të përbashkët të miratuar në Bukuresht, 12 shtete nga Nisma e Tri Deteve u zotuan të luajnë rol kyç në rindërtimin e Ukrainës pasi të ketë përfunduar lufta.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u tha në deklaratë.

“Ne jemi të përkushtuar të luajmë rol kyç në rindërtimin e Ukrainës”, u shtua në deklaratë, ku agresioni rus u përshkrua si “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”.

Forumi nisi me fjalimin e ministrit të Mbrojtjes së Rumanisë, Angel Tilvar, i cili tha se copëzat e një droni rus që ishte përdorur në një sulm kundër Ukrainës mund të kenë rënë në territorin e shtetit të tij, që është anëtar i NATO-s.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu adresua forumit përmes video-lidhjes. Ai tha se sulmet e fundit ruse në portet e Danubit janë “në kufi me tri detet tona”.

Portet në Danub janë bërë rrugë kyçe për eksportimin e drithërave ukrainase pasi në korrik Rusia u tërhoq nga Nisma e Detit të Zi për eksportin e drithërave.

E iniciuar më 2016, Nisma e Tri Deteve përfshin shtetet e BE-së: Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Sllovakinë, Slloveninë, Austrinë, Estoninë, Republikën Çeke, Kroacinë, Letonia dhe Lituania. Në samitin e Bukureshtit, Greqia fitoi anëtarësimin, ndërkaq Ukraina dhe Moldavia u bënë shtete të asociuara pjesëmarrëse.

Kjo nismë, siç thuhet në ueb-faqen e saj, “lindi nga interesat e përbashkëta për zhvillimin e infrastrukturës së transportit, energjisë dhe lidhjeve digjitale në aksin veri-jug të BE-së”.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti mori pjesë në shënimin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë – Shqip

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun
Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare
Koreja e Veriut: Partia në pushtet kritikon lëshimin e dështuar të satelitit
Ambasada e Kosovës në ShBA u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?